🔍
Forget Shopping. Soon You'll Download Your New Clothes | Danit Peleg | TED Talks - YouTube
Channel: unknown
[0]
Translator: Drilona Gashi
Reviewer: Helena Bedalli
[13]
Muajt e fundit, kam udhëtuar
për javë të tëra
[16]
me vetëm një valixhe rrobash.
[18]
Një ditë, isha e ftuar në një
ngjarje të rëndësishme
[21]
dhe doja të vishja diçka të veçantë
dhe të re.
[24]
Fillova të shikoj në valixhen time
dhe s'mund të gjeja asgjë të vesh.
[28]
Për fat isha në një konferencë
teknologjike atë ditë,
[31]
dhe kisha qasje në printera 3D.
[33]
Kështu shpejt e shpejt e dizajnova
një fund në kompjuterin tim,
[35]
dhe e ngarkova dosjen në printer.
[38]
I printova pjesët gjatë mbrëmjes.
[40]
Mëngjesin tjetër,
i morra të gjitha pjesët,
[42]
i qepa së bashku në dhomën time në hotel,
[44]
dhe ky është fundi që kam të
veshur tani.
[47]
(Duartrokitje)
[51]
Nuk ishte hera e parë që
veshjet e mia i printova.
[54]
Për koleksionin tim përfundimtar te
shkollës së dizajnit të modës,
[56]
vendosa të provoj t'i printoj 3D
të gjithë koleksionin prej shtëpisë sime.
[61]
Problemi qëndronte që nuk dija shumë
për printime 3D,
[65]
dhe kisha vetëm nëntë muaj kohë te kuptoj
se si t'i printoj pesë komplete të modës.
[71]
Gjithmonë ndihem më krijuese
kur punoj nga shtëpia.
[73]
E adhuroja të eksperimentoja
me materiale të reja,
[76]
dhe gjithmonë jam munduar të
zhvilloja teknika të reja
[78]
që të bëja tekstile nga më të veçantat
për projektet e mia të modës.
[82]
Më pëlqente shumë të shkoja në fabrika
të vjetra dhe në dyqane të çuditshme
[85]
në kërkim të mbetjeve të pluhrosura
dhe materialeve të çuditshme,
[89]
dhe pastaj t'i sillja në shtëpi
që të eksperimentoja.
[92]
Ndoshta e kuptoni,
[94]
që shoqeve te dhomes nuk
i ka pëlqyer kjo fare.
[96]
(Të qeshura)
[97]
Kështu që vendosa të vazhdoja të
punoja me makina të mëdha,
[101]
nga ato që nuk m'i nxinte dhoma.
[103]
Më pëlqen puna që bëj dhe se si e bëj
[105]
me të gjitha llojet e teknologjisë
së modës,
[107]
si makinat për thurje, prerjet me
lazer dhe stampimin e pelhurave.
[112]
Në një pushim veror, erdha këtu në
Nju Jork për një praktikë
[115]
në një shtëpi të modës në Chinatown.
[118]
Kemi punuar në dy fustane të
jashtëzakonshme që ishin printuar në 3D.
[122]
Ishin të mrekulleshme --
siç edhe mund të shihen.
[125]
Por hasa në disa pengesa me to.
[127]
Ishin bërë nga plastika të forta
dhe prandaj ishin shumë të thyeshme.
[131]
Modelet nuk mund të uleshin me to,
[133]
madje ato edhe janë gërvishur
nga plastika nën krahët e tyre.
[137]
Me printime 3D, dizajnerat kishin
shumë liri
[140]
që t'i bënin fustanet të dukeshin
ashtu siç dëshironin,
[143]
por ende, ishin goxha të varur në printera
industriale të mëdha dhe të shtrenjtë
[149]
që ishin vendosur në një laborator
larg prej studios së tyre.
[153]
Më vonë atë vit, një shok më dha
një qafore të printuar 3D,
[156]
e printuar në një printer shtëpie.
[159]
E dija që këto printera
ishin shumë më të lira
[161]
dhe më të përdorshme se sa
ato që i kishim përdorur tek praktika ime.
[164]
E shikova qaforen,
[166]
dhe mendova, "Nëse mund të printoj
një qafore nga shtëpia,
[169]
pse mos t'i printoj rrobat e mia
nga shtëpia, gjithashtu?"
[173]
Vërtet më pëlqeu ideja që nuk duhej
të shkoja në treg
[176]
dhe të zgjidhja materiale që
dikush tjetër vendos t'i shese --
[178]
Unë mund t'i dizajnoja vetë ato
dhe t'i printoja direkt nga shtëpia.
[184]
E gjeta një hapësirë të vogël krijuesish,
[186]
ku mësova gjithçka që di për printimet 3D.
[189]
Menjëherë, ata m'i dhanë çelësat
e laboratorit,
[191]
në mënyrë që të eksperimentoja
natën, çdo natë.
[195]
Sfida kryesore ishte të gjeja
filamentin e saktë për të printuar rrobat.
[199]
Cfarë është filamenti?
[200]
Filamenti është materiali
që ia ushqen printerit.
[202]
Dhe kam shpenzuar gati një muaj
duke eksperimentuar me plastikë,
[205]
që është material i thyeshëm, i fortë
dhe gërvishtës.
[209]
Zbulimi erdhi kur gjeta Filaflex,
[212]
që është një filament i ri.
[213]
Është i fortë, megjithatë është
edhe elastik.
[216]
Dhe me të, isha e gatshme të
shtypja veshjen e parë,
[220]
xhaketën e kuqe që e kishte fjalën
të shtypur "Liberté" --
[223]
"liri" në gjuhën frënge --
[224]
të ngulitur në të.
[226]
E zgjodha këtë fjalë sepse u ndjeva
aq e fuqishme dhe e lirë
[229]
kur mund të dizajnoja një veshje
nga shtëpia ime
[231]
dhe pastaj t'a shtypja vetë atë.
[234]
Dhe faktikisht, mund t'a shkarkoni shumë
lehtë këtë xhaketë,
[237]
dhe lehtë të ndryshoni fjalën
në diçka tjetër.
[240]
Për shembull, emrin tuaj ose
emrin e të dashurit tuaj.
[243]
(Të qeshura)
[245]
Pllakat e printerit janë të vogla,
[246]
kështu që më është dashur që t'i bashkoja
veshjet, si të ishte një gjëzë.
[252]
Dhe doja që të zgjidhja një tjetër sfidë.
[254]
Doja të printoja tekstile
[256]
që do t'i përdorja si materiale
të zakonshme.
[258]
Ky ishte momenti ku gjeta
një dosje të burimit të hapur
[260]
nga një arkitekt i cili kishte dizajnuar
një model që e adhuroj.
[263]
Dhe me të, unë isha e aftë të
shtypja një tekstil të bukur
[265]
që do t'a përdorja si të ishte
një material i zakonshëm.
[269]
Dhe faktikisht duket pak si dantellë.
[273]
Kështu që e morra dosjen e tij dhe
e ndryshova pak, luajta me të --
[276]
bëra shumë versione prej saj.
[279]
Dhe m'u desh të printoja edhe 1,500 orë
[283]
që të përfundoja koleksionin tim.
[286]
Kështu që solla gjashtë printera në
shtëpinë time dhe printova 24-7.
[291]
Dhe në fakt ky është një proces
shumë i ngadalshëm,
[293]
por le ta kujtojmë që edhe Interneti
ishte goxha i ngadalshëm para 20 vjeteve,
[298]
pra printimi 3D gjithashtu do të avancoje
[300]
dhe shumë shpejt do të jeni në gjendje
të shtypni një bluzë nga shtëpia juaj
[303]
në më pak se disa orë ose edhe minuta.
[306]
Atëherë njerëz, dëshironi të shihni
se si duket?
[309]
Publiku: Po!
[310]
(Duartrokitje)
[314]
Danit Peleg: Rebeka ka veshur
një ndër pesë veshjet e mia.
[317]
Gati të gjitha që i ka veshur,
i kam printuar nga shtëpia ime.
[323]
Madje edhe këpucët janë të printuara.
[325]
Publiku: Wow!
[326]
Publiku: Interesant!
[329]
(Duartrokitje)
[331]
Danit Peleg: Faleminderit, Rebeka.
[333]
(Nga publiku) Faleminderit juve!
[336]
Kështu që mendoj në të ardhmen,
materialet do të zhvillohen,
[339]
dhe do të duken e ndjehen njësoj si
materialet që i kemi sot,
[342]
si pambuku ose mëndafshi.
[345]
Imagjinoni veshjet individuale që
do të i'u përshtateshin masave të juaja.
[351]
Muzika në fillim ishte diçka fizike.
[353]
Ju duhej të shkonit t'i blinit
CD-t në një dyqan disqesh,
[356]
por tani mundeni vetëm ta shkarkoni
muzikën --
[359]
muzikën digjitale --
[360]
direkt në telefonin e juaj.
[362]
Moda gjithashtu është diçka shumë fizike.
[365]
Dhe pyes veten se si bota jonë
do të dukej
[368]
kur veshjet tona do të ishin
të digjitalizuar, sic është ky fundi.
[372]
Faleminderit shumë.
[373]
(Duartrokitje)
[374]
(Faleminderit)
[375]
(Duartrokitje)
Most Recent Videos:
You can go back to the homepage right here: Homepage





