🔍
The Invisible Hand - Full Video - YouTube
Channel: unknown
[0]
[muzikë në sfond]
[4]
Progresi i 250 viteve
të fundit ka qenë i vrullshëm.
[8]
Vit pas viti,
bota dhe njerëzit e saj,
[10]
janë lidhur më shumë me njeri-tjetrin
dhe janë bërë më të begatë.
[13]
Kjo duket e paimagjinueshme.
[15]
E megjithatë, një njeri që jetoi
në botën e anijeve të lundrimit
[19]
dhe karrocave me kuaj, mes pasurisë së
madhe dhe varfërisë së madhe,
[23]
e parashikoi botën ku jetojmë sot.
[26]
Ai filloi t'i shkruajë
dhe regjistrojë idetë
[28]
që do të revolucionarizonin
tregjet botërore.
[33]
Ai ishte skocez, i quajtur Adam Smith,
[36]
një filozof i etikës, një zë
i fortë i iluminizmit skocez
[39]
dhe ekonomisti i parë botëror.
[42]
Ai i regjistroi idetë e tij revolucionare
në dy libra të famshëm,
[45]
"Teoria e ndjenjave morale"
dhe "Pasuria e kombeve".
[51]
Një nga konceptet më
të njohura të Smithit
[54]
është "dora e padukshme"
[56]
dhe sot do të shpjegojmë
se çfarë do të thotë kjo.
[60]
[muzikë me gajde]
[63]
Adam Smith lindi në vitin 1723
[66]
në një qytezë të vogël
bregdetare në Kërkalldi, Skoci,
[69]
ku ai mësoi mbi etikën
dhe teorinë e ekonomiksit
[72]
nga tregu vendas.
[74]
Ai studio në Universitetin e Glasgout,
[76]
ku më pas mori detyrën e administratorit
[78]
të tij dhe ishte një nga shtyllat
e revolucionit të pamundur intelektual,
[81]
të quajtur "Iluminizmi skocez".
[83]
Ai jetoi, dha mësim dhe e kaloi kohën
[86]
në kryeqytetin e Skocisë,
në Edinburg.
[89]
Ai zbuloi konceptin unik ekonomik
të "dorës së padukshme"
[93]
që shpjegon se si
funksionojnë tregjet botërore.
[98]
Në fakt, rezultoi që e
gjitha ekonomia globale
[101]
vërtitet rreth dy njerëzve:
blerësit dhe shitësit.
[104]
Dhe çuditërisht kjo funksionon më së miri
[106]
kur shitësi përkujdeset
për interesat e blerësit.
[109]
- Ne e konsiderojmë
njëri-tjetrin si partnerë të mundshëm,
[113]
kolegë të mundshëm dhe jo si armiq.
Ju jeni mundësia ime, jo armiku im.
[118]
Kështu që, Smithi i pa ekonomitë e tregut
[120]
si mënyrë të zgjerimit të kufijve
të mundësisë për secilin,
[122]
përfshi dhe në veçanti,
ata më të varfrit ndër ne.
[126]
- Smithi e dinte se transporti i produkteve
për t'i furnizuar njerëzit
[129]
me atë që u nevojitej dhe që
donin nga e gjithë bota
[131]
është një proces i komplikuar.
[133]
Tepër i komplikuar për t'u
menaxhuar edhe për qeveritë më të fuqishme,
[137]
por ai e pa këtë si një funksion të
natyrshëm të një tregu të lirë.
[141]
- Çështja kryesore
rreth tregut të lirë
[142]
ka të bëjë me tregtimin vullnetar
ndërmjet njerëzve të ndryshëm,
[145]
shkëmbimin vullnetar,
ju keni diçka që unë dua
[149]
dhe unë kam diçka që ju doni,
kështu që i shkëmbejmë ato
[152]
dhe në këtë mënyrë
të dy përfitojmë.
[154]
- A e keni vënë re
se kur bie shi,
[156]
është dikush atje
që shet çadra?
[159]
Dhe kur jeni në plazh,
[160]
është më e lehtë për të
gjetur syze dhe krem kundër diellit?
[163]
Këtë gjë na e shpjegoi Adam Smithi.
[166]
"Nuk është për shkak të dashamirësisë
së kasapit, prodhuesit të birrës
[170]
apo të bukëpjekësit që ne mund të
konsumojmë vaktin e darkës,
[172]
por për shkak të
interesit të tyre personal.
[175]
Ne arrijmë të plotësojmë nevojat tona,
jo për shkak të humanizmit të tyre,
[179]
por për shkak të dashurisë për veten".
[181]
Me dashuri për veten, Smith nënkupton
se shitësit duan të fitojnë të ardhura
[185]
për të mbajtur familjet e tyre.
[187]
Për ta bërë këtë, ata prodhojnë produkte
[190]
për te cilat mendojnë se
unë dhe ju duam t'i blejmë.
[192]
Jo sepse atyre u thotë dikush për këtë,
[194]
por sepse kjo
është në interesin e tyre.
[197]
- Për Smithin, ajo që
ai vuri re nuk ishte egoizëm i përbashkët,
[200]
por respekt i përbashkët,
[202]
që është një paradigmë
krejtësisht e ndryshme morale.
[205]
- Ja se si funksion:
[206]
çmimet që jemi të gatshëm
të përballojmë, dërgojnë sinjale kyçe
[209]
dhe Smithi përdori bukëpjekësin si shembull.
[212]
Përshëndetje! Kjo duket shumë e shijshme.
Mund të shërbehem me një kafe?
[215]
- Po, patjetër.
- Edhe një kulaç ju lutem. Faleminderit.
[219]
Por le të themi se ne të
gjithë porosisim kulaçe
[221]
dhe bukëpjekësja nuk
mund t'i furnizojë të gjithë.
[223]
Në rregull, atëherë ajo
mund të rrisë pak çmimin.
[226]
Duke parë kërkesën dhe
paratë që duhet të fitohen
[228]
edhe bukëpjekësit e
tjerë fillojnë të ofrojnë kulaçe.
[231]
Në gjithë linjën e ofertës
njerëzit hidhen në veprim.
[235]
Fermerët vënë re se bukëpjekësit
janë duke blerë miell,
[237]
kështu që ata i mbjellin fushat
e tyre dhe e rrisin prodhimin.
[240]
Transportuesit e kuptojnë se ka fitime
nga transporti i miellit te bukëpjekësit,
[243]
kështu që ata blejnë më shumë kamionë
dhe punësojnë më shumë shoferë.
[247]
Faleminderit.
[250]
Kështu që ne votojmë me portofolat tanë.
[252]
Dhe në mbarë botën
njerëzit hidhen në veprim
[255]
për të plotësuar kërkesat tona.
[257]
Askush nuk u thotë atyre ta bëjnë këtë,
por çdo blerje dërgon një mesazh.
[262]
Ndërsa oferta rritet, konkurrenca
çon në uljen e çmimeve.
[266]
Më pak bukëpjekës përgatisin
kulaçe dhe gjërat stabilizohen,
[269]
përderisa oferta barazohet me kërkesën
në mënyrë dinamike dhe automatike.
[274]
E gjithë kjo ndodh pa
ndërhyrjen e qeverisë,
[277]
dhe pa ndërhyrjen e ndonjë
zyrtari tregtar që përcakton kuotat.
[281]
Kjo është "dora e padukshme"
e Smithit në veprim.
[284]
Drejton biznese të mëdha,
madje edhe bukëpjekësit e vegjël.
[289]
"Në këtë, ashtu si
edhe në shumë raste të tjera,
[292]
ai drejtohet nga "dora e padukshme"
për të arritur një rezultat
[296]
që nuk ishte pjesë e qëllimit të tij".
[299]
"Dora e padukshme" i drejton
njerëzit të arrijnë rezultatin
[303]
që nuk ka qenë pjesë e qëllimit të tyre.
[305]
Kur bukëpjekësja e shikon
që ne duam të blejmë bukë,
[307]
ajo e bën këtë në mënyrë
që të sigurojë të ardhura.
[310]
Dhe ana tjetër e medaljes na tregon
se ne marrim produktin e bukës -
[313]
edhe ambienti është një vend i bukur,
mikpritës dhe miqësor -
[317]
konkurrenca përfshin më
shumë sesa thjesht çmimin.
[320]
- Një nga kontributet më të
mëdha të Smithit ndaj njerëzimit
[323]
është perceptimi i tij
[325]
se gjërat nuk kanë nevojë
të planifikohen për të qenë në rregull.
[329]
- Ai besonte se shumë sisteme komplekse
[331]
mund të gjenerohen nga sjelljet lokale.
[333]
Ato nuk kanë pse të krijohen,
në fakt edhe nuk mund të krijohen,
[336]
nga lart poshtë.
[338]
- Shumë nga institucionet
që ne kemi,
[340]
gjuha, tregjet, e shumë të tjera,
[343]
këto në fakt janë rezultatet
e aktivitetit njerëzor,
[346]
por nuk janë rezultat
i dëshirës njerëzore,
[348]
sepse ne nuk i planifikuam këto.
[350]
- Kështu që, vini re këtë thënie:
[352]
"Veprim individual njerëzor,
por jo projekt individual njerëzor".
[355]
- Smithi mendonte se ata njerëz
[357]
që besuan se e dinin se çka
ishte më e mira për të tjerët
[359]
përfaqësheshin nga një figurë
që ai e quajti "njeriu i sistemit".
[365]
- Njeriu i sistemit është ai që
është zënë në lak,
[368]
i magjepsur nga ideja
e tij për idealin,
[371]
që përpiqet ta bëjë atë ideal realitet.
[374]
- Dhe vendos ta imponojë
atë nga lart poshtë,
[377]
pavarësisht nëse njerëzit e duan apo jo këtë,
[379]
dhe më pas Smithi thotë se
njeriu i sistemit bën gabimin
[381]
e të menduarit se ai mund
t'i vërë njerëzit në lëvizje
[383]
ashtu sikurse lëvizin gurët
e shahut gjatë një loje.
[387]
- Smith mendon se kjo është
e rrezikshme për dy arsye:
[390]
E para, ai mendon se di më
shumë nga sa di aktualisht.
[394]
Ai mendon se e di se çfarë
është e mirë për të gjithë individët
[397]
dhe më pas përpiqet t'i detyrojë
ata të futen në kutitë e tij të veçanta.
[401]
- Por, sigurisht, gabimi,
thotë Smith,
[403]
është se qeniet njerëzore
nuk janë si gurët e shahut.
[405]
Ata kanë parime,
emocione të tyret,
[407]
ata kanë idetë e tyre rreth
asaj që duan të bëjnë në jetë,
[409]
ata gëzojnë vullnet të lirë.
[411]
- Shumë më mirë për mirëqenien
e ekonomisë në tërësi,
[414]
shumë më mirë për individët aktualë,
[417]
për të qenë të lirë të ndjekin interesin e tyre
personal ashtu siç ju duket atyre më mirë.
[421]
[muzikë në sfond]
[426]
- Smith mendoi se sipërmarrësit
dhe bizneset krijojnë pasuri,
[429]
por nuk e kuptojnë idenë se ai ishte
mbështetës për të gjitha bizneset.
[433]
Në të kundërtën,
[434]
ai vuri re se shumë biznese
u nxitën për të krijuar monopole
[437]
dhe për të mashtruar publikun
për përfitimet e tyre personale.
[439]
Dhe pikërisht kjo është arsyeja
përse ai e mbështeti
[442]
konkurrencën e lirë dhe tregun e lirë.
[444]
Biznesmenët lakmitarë, që përpiqen të vjedhin
nga konsumatorët duke i rritur çmimet
[448]
ose duke ulur cilësinë, do të rrënoheshin
[451]
nëse konsumatorët do të kishin mundësi
të zgjidhnin një konkurrent tjetër
[455]
dhe prandaj Smithi mendoi
[457]
se qeveria nuk duhet të jetë në favor të biznesit,
[459]
por në favor të tregut.
[462]
[zhurma e borive të makinave]
[464]
Por a është e mundur të kesh tregje
[465]
që operojnë në interes
të shitësve dhe konsumatorëve
[468]
pa shumë rregullore qeveritare?
[471]
Përgjigja mund të jetë "po", nëse
ato mishërojnë idetë e Adam Smithit.
[476]
Dikur ju duhet të prisnit
për një taksi, apo të merrnit
[479]
një makinë me qira nëse
do të donit të shkonit diku në qytet.
[482]
Por tani, përmes aplikacioneve si "Uber"
dhe "Lyft", çdo gjë ka ndryshuar.
[486]
- "Lyft"?
- Po.
[488]
- Përshëndetje! Dejvid jeni ju?
- Po.
[490]
[zhurmë e makinës duke u larguar]
[493]
- Sot njerëzit udhëtojnë me
të panjohur në makinat e tyre.
[496]
Dhe me faqe interneti si Airbnb,
njerëzit flenë në shtëpitë e të panjohurve.
[499]
Kjo është vetëm një pjesë e vogël e
një trendi social shumë më të madh
[501]
dhe më të rëndësishëm.
[503]
Një përhapje e besimit e
mundësuar nga interneti.
[506]
Dhe Ebay është
mbreti i të gjithëve.
[510]
- Pothuajse çdo shtet në botë
[512]
ka konsumatorë dhe shitës që punojnë në
brendësi të platformës tregtare të Ebay.
[516]
- Devin Wenig është Drejtori Ekzekutiv
i platformës së Ebay.
[521]
- Ebay është themeluar mbi parimin
e demokracisë ekonomike,
[524]
që individët në mbarë botën
që nuk e njohin njëri-tjetrin
[528]
dhe nuk janë takuar kurrë më parë,
[530]
mund të punojnë në një sistem
për të qenë në gjendje të kryejnë
[533]
transaksione ekonomike në mënyrë
të ndershme dhe të sigurt
[536]
dhe të kenë besim në këtë.
[537]
- Ebay u themelua në vitin
1995 nga Pierre Omidyar.
[541]
- Pierre i kushtoi shumë
vëmendje nocionit të tregut të lirë.
[546]
Ai besonte në parimet
e Adam Smithit
[549]
dhe se një
demokraci ekonomike
[551]
nuk do të ishte vetëm një
mundësi e madhe biznesi,
[553]
por kishte potencialin për të prodhuar
[555]
një sasi të madhe produktesh
anembanë botës.
[557]
-Ebay ka qindra dhe mijëra
shitës të vegjël në mbarë botën
[560]
që tashmë janë duke e zhvilluar
më shumë se gjysmën e biznesit të tyre
[562]
jashtë kufijve të tyre kombëtar.
[565]
Një shitës tjetër me pakicë që është duke fituar
në këtë epokë të re është edhe "Gelb Music".
[569]
- Dyqani Gelb u themelua në 1939,
pra 75 vjet më parë,
[572]
pikërisht në këtë vend,
në Redwood City, CA
[575]
Dyqani ka qenë këtu
që prej asaj kohe
[577]
dhe ne kemi pak më
shumë se 50,000 produkte.
[579]
- Mike Graig është menaxheri i marketingut
të transaksioneve elektronike.
[583]
[tingujt e kitares]
[585]
- Ne e kemi kompletuar linjën tonë të baterive,
[587]
basit, kitarave dhe pajisjeve të regjistrimit.
[589]
Tani jemi në pritje të krijimit
të faqes sonë të internetit.
[592]
Morëm rreth 200 produkte,
kryesisht instrumente perkusioni,
[595]
bëmë rreth 200,000 dollarë,
pra, prova doli me sukses.
[598]
Vitin pasardhës nxorëm
rreth njëmijë produkte,
[600]
mbase pak më shumë se njëmijë,
dhe arritëm rreth 750,000 dollarë në shitje.
[603]
- Sot në kemi rreth 160
milionë konsumatorë aktivë
[607]
që blejnë e shesin
në faqen tonë çdo ditë.
[610]
Tani ne shesim pak më pak se
90 miliard dollarë mallra në vit
[615]
dhe konsumatorët tanë
blejnë nga 190 vende të botës.
[620]
- Pra Ebay e ka shpëtuar dyqanin,
e para,
[623]
por gjithashtu na ka ofruar
mundësi drejt tregjeve
[626]
që nuk mendonim se mund t’i arrinim.
[628]
- Një nga gjërat më
të mira të tregjeve
[630]
është se ato veprojnë si një mekanizëm
i pabesueshëm i zbulimit të çmimeve.
[634]
- Sepse nëse jeni duke kërkuar
për diçka që ju intereson,
[636]
ose një monedhë, një libër komik,
ose një automobil të rrallë
[641]
ekziston mundësia që të ketë
më shumë artikuj në Ebay
[645]
ekziston mundësia që të ketë
më shumë artikuj në Ebay
[647]
se në ndonjë vend
tjetër në botë.
[650]
- Adam Smith do të kishte thënë
se është një dorë e padukshme
[652]
që i drejton shitësit e Ebay në të gjithë botën.
[655]
Teksa çmimet rriten,
[657]
sepse blerësit duan një
artikull të caktuar,
[659]
shitësit vërshojnë në treg
që t’i përgjigjen kësaj kërkese.
[662]
Dhe kur ajo kërkesë ulet,
çmimet bien.
[667]
- Imagjinoni një botë në
të cilën ka ekrane kudo –
[670]
ato ekrane janë të lidhura
me një treg global.
[674]
Ai treg global ka të gjithë inventarin
e botës, me çmime të ndershme,
[677]
sepse është një treg i hapur
[681]
dhe ju jeni vetëm një klik
larg blerjes së çdo gjëje që doni
[683]
në çdo kohë dhe për një çmim të ndershëm.
[687]
- Ndodhin rreth miliona shkëmbime,
çdo minutë,
[690]
të gjitha pa ndonjë rregullim,
midis të panjohurish,
[693]
përtej kufijve dhe oqeaneve.
[695]
Është një sasi e stërmadhe biznesi,
e gjitha e bazuar në besim.
[701]
- Lërini që blerësit dhe shitësit
në treg të përcaktojnë
[705]
se cilët janë blerësit dhe shitësit më të mirë.
[707]
Kështu pra lindi sistemi i përshtypjeve në Ebay.
[710]
- Mënyra se si vlerësimet funksionojnë
është që kur ju shitni një produkt
[712]
konsumatori mund të kthehet
dhe t'ju vlerësojë
[714]
– a ishte një përvojë
e mirë apo e keqe
[716]
dhe kjo shkon në profilin tuaj
ku të gjithë mund ta shikojnë.
[719]
"Shërbimet publike nuk
kryhen asnjëherë më mirë
[723]
se kur shpërblimi prej
tyre vjen si pasojë
[725]
e kryerjes së tyre,
[727]
dhe është në proporcion me përkujdesjen
e treguar gjatë kryerjes së tyre".
[732]
- Mendoj se të gjykohesh nga klientët
e tu është një ide e mrekullueshme
[734]
dhe mendoj se kjo është ajo
që na mban vigjilentë neve si shitës.
[739]
Ju duhet të ofroni atë
që keni premtuar.
[741]
Dhe nëse e bëni këtë
shpërbleheni me më shumë klientë
[742]
dhe në këtë mënyrë
zhvilloni më tej biznesin tuaj.
[744]
- Tregu i lirë nuk ka të bëjë me grabitjen
e njerëzve apo mashtrimin e tyre
[748]
apo vjedhjen prej tyre.
[750]
Ka të bëjë me bashkëpunimin me ta.
[753]
Nëse njerëzit ju besojnë, nëse jeni
duke u ofruar një shërbim të mirë,
[756]
ata do të bëjnë biznes me ju.
[758]
Nëse po mundoheni t’i mashtroni, ata
mund të shkëmbejnë me ju një herë,
[761]
por pasi janë mashtruar,
nuk do t’i shohësh më.
[764]
- Pjesa e parë e premtimit është një treg
i ndershëm, i hapur,
[770]
i shpejtë dhe i besueshëm
që mundësohet nga teknologjia.
[772]
- Koordinimi i një
tregu global si ky,
[775]
kërkon një nga qendrat operative
më të mëdha në botë.
[778]
- Ne bëjmë rreth 300 milionë
kërkime në ditë në tregun e Ebay.
[784]
Ka kompjuterë dhe njerëz,
sisteme dhe procese
[789]
që duhet të funksionojnë të gjitha në sinkron
[791]
që të sigurojnë se tregu punon
24 orë në ditë gjatë 7 ditëve të javës.
[795]
- Kur bëjmë parashikimet
[797]
dhe Ebay do të kryejë diku midis 50%
dhe 80% të shitjeve tona,
[800]
ky është një numër shumë i madh.
[802]
- Ekziston një koncept i një
kompanie të vogël shumëkombëshe
[806]
që mendoj se është magjepsës.
[808]
Dhe janë qindra
e mijëra prej tyre
[810]
aktive brenda tregut të Ebay.
[813]
- Qoftë ai një dyqan i biznesit të familjes,
i pavarur, apo thjesht i krijuar në shtëpi.
[817]
Ne jemi në gjendje të shesim
në mbarë botën tani.
[820]
- Kështu pra, pa asnjë ndërhyrje
nga ndonjë korporatë,
[825]
në kuptimin e Ebay,
[827]
ose të një ndërhyrjeje të
fortë rregullatore nga qeveria,
[830]
ky komunitet është
rritur kaq shumë,
[834]
sepse në thelb
është i vetërregulluar.
[837]
Një treg i lirë përbën forcën
më të fuqishme në botë.
[841]
Dhe ne e kemi parë
këtë me biznesin tonë.
[844]
- E gjithë ekonomia e botës me
aktivitetin e saj prej trilionë dollarësh
[847]
dhe gjithçka me dy njerëz në qendër:
[849]
një blerës që kërkon të blejë diçka
[852]
dhe një shitës
[853]
që vazhdimisht mendon për dëshirat
dhe nevojat e klientëve të tij.
[857]
Por gjithçka fillon me një
filxhan kafe dhe një kulaç.
Most Recent Videos:
You can go back to the homepage right here: Homepage





