3 tips to boost your confidence - TED-Ed - YouTube

Channel: TED-Ed

[0]
Translator: Çlirim Sheremeti Reviewer: Helena Bedalli
[6]
Kur përballemi me ndonjë sfidë të madhe,
[8]
ku dështimi potencial duket se gjendet në çdo kënd,
[11]
ndoshta e keni dëgjuar këtë fjalë më parë:
[14]
"Ki më shumë besim."
[16]
Me siguri, ajo se çfarë mendoni kur e dëgjoni këtë fjalë është:
[19]
"Sikur të ishte aq e thjeshtë."
[22]
Por çfarë është besimi?
[24]
Merre besimin tënd që ti je i vlefshëm, i aftë, dhe kompetent,
[28]
që ndryshe njihet si 'vetëbesim',
[30]
shtoje optimizmin që e ke kur je i sigurtë për aftësitë e tua,
[34]
dhe pastaj i fuqizuar nga këto,
[36]
vepro me kurajo që të përballesh me sfidat në mënyrë direkte.
[40]
Ky është besimi.
[42]
I kthen mendimet në vepra.
[46]
Pra nga vjen ky vetbesim?
[49]
Ka faktorë të ndryshëm të cilët e ndikojnë vetëbesimin.
[52]
E para: ajo se me çka lind, siç janë gjenet,
[55]
të cilat ndikojnë në gjëra si balanci i neuro-kemikaleve në trurin tënd.
[60]
E dyta: mënyra se si trajtohesh.
[63]
Kjo përfshin presionet shoqërore të ambientit tënd.
[66]
Dhe e treta: pjesa mbi të cilën ti ke kontroll,
[69]
zgjedhjet që ti bën,
[71]
rreziqet që ndërmerr,
[72]
dhe mënyra se si ti mendon për sfidat dhe pengesat, dhe si reagon ndaj tyre.
[76]
Nuk është e mundshme që t'i diferencojmë plotësisht këta tre faktorë,
[80]
por zgjedhjet personale që bëjmë sigurisht që luajnë një rol të madh
[84]
në zhvillimin e besimit.
[86]
Pra, duke mbajtur në mendje disa këshilla praktike,
[89]
ne e kemi fuqinë që të kultivojmë vetbesimin tonë.
[95]
Këshilla e parë: një zgjidhje e shpejtë.
[98]
Ka disa trike të cilat mund t'u japin juve një rritje të shpejtë të vetëbesimit
[101]
për një kohë afat-shkurtër.
[103]
Imagjino suksesin tënd kur fillon një punë të vështirë,
[106]
diçka aq e thjeshtë sa dëgjimi i muzikës me bas të thellë;
[110]
mund të promovojë ndjenja fuqie.
[113]
Mund edhe të provosh poza të fuqishme ose të inspirosh veten me një fjalim motivues.
[119]
Këshilla e dytë: beso në aftësinë tënde për t'u përmirësuar.
[123]
Nëse je duke kërkuar për ndryshime afat-gjata,
[126]
konsideroje mënyrën se si ti mendon për aftësitë dhe talentet tua.
[129]
A mendon se janë të caktuara nga lindja,
[132]
apo se mund të zhvillohen, ashtu si një muskul?
[135]
Këto besime kanë rëndësi sepse mund të ndikojnë mënyrën se si ti vepron
[138]
kur përballesh me pengesa.
[140]
Nëse ke mentalitet të fiksuar,
[142]
që domethënë që ti mendon se talentet e tua janë të palëvizshme,
[145]
ti ndoshta dorëzohesh,
[147]
duke menduar se ke zbuluar diçka në të cilën nuk je aq i mirë.
[150]
Por nëse ke mentalitet të rritjes e mendon se aftësitë e tua mund të përmirësohen,
[154]
një sfidë është një mundësi për t'u rritur dhe mësuar.
[158]
Neuroshkenca e përkrah mentalitetin e rritjes.
[160]
Lidhjet në trurin tënd forcohen dhe rriten me studim dhe praktikë.
[166]
Në fakt, mesatarisht,
[168]
personat që kanë mentalitet të rritjes janë më të suksesshëm,
[171]
duke marrë kështu nota më të mira,
[173]
dhe duke pasur më shumë sukses përballë sfidave.
[176]
Këshilla e tretë: praktiko dështimin.
[179]
Bëhu i sinqertë, do të dështosh herët a vonë.
[183]
Të gjithë dështojnë.
[184]
J.K. Rowling u refuzua nga dymbëdhjetë publikues të ndryshëm
[187]
para se dikush e zgjodhi "Harry Potter."
[189]
Vëllezërit Wright ndërtuan mbi përpjekjet e dështuara të historisë për të fluturuar,
[193]
duke përfshirë edhe disa dështime të tyre,
[195]
para se t'a dizajnonin një aeroplan të suksesshëm.
[197]
Studimet tregojnë se ata që dështojnë rregullisht dhe vazhdojnë përpjekjet,
[202]
janë më të përgatitur t'u përgjigjjen sfidave dhe pengesave
[205]
në mënyrë konstruktive.
[208]
Ata mësojnë se si të provojnë strategji të ndryshme,
[210]
të pyesin tjerët për këshilla,
[212]
dhe të ngulin këmbë.
[213]
Pra, mendo një sfidë që do t'a marrësh përsipër,
[217]
kuptoje se nuk do të jetë e lehtë,
[219]
pranoje se do bësh gabime,
[222]
dhe bëju i mirë ndaj vetes kur i bën ato.
[224]
Jepi vetes një fjalim inspirues, ngrihu në këmbë, dhe filloja.
[229]
Entuziazmi që ndjen kur e di se pavarësisht nga rezultati,
[233]
ti do kesh dije dhe të kuptuar më të madh se më përpara.
[236]
Ky është vetbesimi.