🔍
Why do competitors open their stores next to one another? - Jac de Haan - YouTube
Channel: TED-Ed
[0]
Translator: Besfort Ahmeti
Reviewer: Helena Bedalli
[15]
Pse pompat e benzinës ndërtohen gjithmonë afër njëra tjetës?
[19]
Pse ngasim me kilometra pa gjetur një vend për të pire kafe
[21]
dhe pastaj hasim tre nga to në te njejtin qoshe?
[24]
Pse dyqanet ushqimore, auto-serviset dhe restorantet
[27]
duket sikur gjithmonë ekzistojnë ne grupe, e jo të shpërndara uniformisht në një komunitet?
[31]
Ndersa janë disa faktorë që mund te merren parasysh kur vendosim ku të pozicionohemi si biznes
[35]
grupimet e kompanive të ngjashme mund të shpjegohen me një tregim shumë të thjeshtë
[39]
i quajtur Modeli i Hotellingut për Konkurrencën Hapësinore.
[43]
Paramendoni sikur ju shisni akullore në plazh.
[45]
Plazhi juaj është i gjatë një kilometër dhe ju nuk keni asnjë konkurrent
[48]
Ku do ta vendosnit karrocën tuaj që të mund të shisni sa më shumë produkte?
[51]
Në mes.
[52]
Distanca prej gjysmë kilometri ndoshta është shumë larg për disa njerëz
[55]
që janë në të dy fundet e plazhit, por karroca juaj shërben sa më shumë njerëz që është e mundur.
[58]
Një ditë prej ditësh, ju vini në punë, ndersa kushëriri juaj Teddy po i afrohet plazhit
[62]
me karrocën e tij me akullore. Në fakt, ai po shet po të njejtin lloj akullore si ju.
[67]
Ju bini dakord që të ndani plazhin në gjysmë.
[70]
Që të mos iu bjere konsumatorëve të ecin shumë gjatë
[73]
ju vendosni karrocën tuaj një çerek kilometri në jug të mesit të plazhit,
[76]
në mes të territorit tuaj.
[78]
Teddy vendoset një çerek kilometri në veri të mesit të plazhit,
[80]
në mes të territorit Teddy.
[82]
Me këtë marrëveshje, secili ne pjesën jugore blen akullore nga ju.
[85]
Secili në pjesën veriore blen nga Teddy, ndërsa 50% të vendosur në mes
[89]
ecin tek karroca më e afërt. Askush nuk ecën më shumë se një çerek kilometri
[93]
dhe të dy shitësit i shesin gjysmës së njerëzve që vijnë në plazh.
[96]
Teoricienët e lojërave e konsiderojnë këtë si një zgjidhje optimale shoqërore.
[100]
Ajo minimizon numrin maksimal të hapave që çdo vizitor duhet të marrë
[104]
që të arrijë tek një karrocë me akullore.
[106]
Të nesërmen, kur mbërrini në vendin e punës,
[108]
Teddy ka vendosur karrocën e tij në mes të plazhit.
[111]
Ju ktheheni në vendin tuaj një çerek kilometri në jug të qendrës
[114]
dhe merrni 25% të konsumatorëve në jugun tuaj.
[117]
Teddy ende merr të gjithë konsumatorët në pjesën veriore të tij,
[120]
por tani ju ndani së bashku 25% të njerëzve në mes të dy karrocave.
[124]
Dita e tretë e luftës së akulloreve, ju arrini në plazh herët
[127]
dhe vendoseni në mes të territorit Teddy,
[130]
duke supozuar që do të shërbeni 75% të njerëzve që vijnë në plazh në jugun tuaj,
[134]
duke lënë kushëririn tuaj t'ju shese 25% të konsumatorëve në veri.
[137]
Kur Teddy arrin, ai vendoset shumë afer prej jush në jug
[140]
duke vjedhur të gjithë konsumatorët e jugut dhe duke ju lënë juve një grup të vogël të njerëzve në veri.
[144]
Për të mos mbetur prapa, ju lëvizni për 10 vende në jug të Teddy-t që të rimerrni konsumatorët tuaj.
[149]
Kur ju bëni një pushim në mesditë, Teddy lëviz për 10 vende në jug, prej jush
[152]
dhe prap vjedh të gjithë konsumatorët deri në fund të plazhit.
[156]
Gjatë ditës, të dy vazhdoni të lëvizni periodikisht drejt jugut
[160]
drejt masës së blerësve të akulloreve,
[162]
derisa të dy përfundoni në mes të plazhit,
[165]
krah për krah, secili duke shërbyer 50% të blerësve të uritur për akullore.
[169]
Tani, ju dhe kushëriri juaj konkurrues keni arritur atë që teoricienët e lojërave e quajnë Ekuilibri Nash
[174]
momenti kur asnjëri prej jush nuk mund të përmirësojë pozicionin e tij duke iu shmangur strategjisë së tanishme.
[179]
Strategjia juaj fillestare, ku secili prej jush ishte një çerek kilometri larg mesit të plazhit,
[183]
nuk zgjati për shkak se nuk ishte Ekuilibër Nash.
[187]
Cilido nga ju mund ta lëviz karrocën në drejtim të tjetrit që të shes më shumë akullore.
[190]
Me vendosjen tuaj në mes të plazhit,
[192]
ju nuk mund të lëvizni karrocën tuaj më afër konsumatorëve tuaj më të largët
[196]
pa i dëmtuar konsumatorët tuaj të tanishëm.
[199]
Megjithatë, ju më nuk keni një zgjidhje shoqërore optimale,
[202]
ngase konsumatorët në të dy fundet e plazhit
[204]
duhet të ecin më shumë se c'është e nevojshme, për të marrë një akullore.
[207]
Mendoni për të gjithë zinxhirët e ushqimit të shpejtë, butiqet e veshjeve, apo kioskat e telefonisë mobile në qendra tregëtare.
[212]
Me shpërndarjen e sherbimeve në të gjithë komunitetin, konsumatorët mund të shërbehen më mirë.
[216]
por kjo i lë bizneset të pambrojtura ndaj konkurrencës agresive.
[219]
Në realitet, konsumatorët vijnë nga më shumë se një drejtim,
[222]
dhe bizneset janë të lira të konkurrojnë me strategji marketingu,
[225]
duke i dalluar linjat e produkteve të tyre dhe duke zbritur çmimet,
[227]
por në themb të strategjisë së tyre, kompanitë deshirojnë të mbajnë konkurrentët
[231]
sa më afër vetes.
Most Recent Videos:
You can go back to the homepage right here: Homepage





