Overview: Exodus 1-18 - YouTube

Channel: BibleProject

[3]
Libri i Eksodit. Është libri i dytë i Biblës dhe e vazhdon historinë
[7]
nga libri i mëparshëm, Zanafilla, e cila përfundoi me nipin e Abrahamit.
[11]
Jakobi e çon familjen e tij të madhe prej shtatëdhjetë vetësh në Egjipt.
[15]
Tani, djali i njëmbëdhjetë i Jakobit, Jozefi ishte ngritur në detyrë, duke u bërë personi i dytë më i pushtetshëm në Egjipt
[20]
dhe e shpëtoi tërë familjen e tij gjatë zisë së bukës. Kështu që Faraoni, mbreti i
[23]
Egjiptit, i ofroi kësaj familjeje të vinin dhe të jetonin në Egjipit, si një port i sigurt.
[28]
Dhe kështu, dikur Jakobi vdes aty në Egjipt, sikundër dhe Jozefi me tërë vëllezërit e tij. Pasi kalojnë rreth 400 vjet,
[34]
historia e Eksodit fillon. Emri i referohet ngjarjes,
[39]
që ndodh në gjysmën e parë të librit - daljes të Izraelit nga Egjipti. Pjesa e dytë e librit
[44]
zhvillohet rrëzë malit Sinai. Në këtë video
[48]
do të përqëndrohemi në pjesën e parë, ku shekuj kanë kaluar dhe izraelitët
[53]
kanë qenë frytdhënës, janë shumuar dhe kanë mbushur vendin. Tani ky varg është një
[58]
jehonë e qëllimshme mbrapa tek bekimi, që Perëndia i dha gjithë njerëzimit në
[62]
Kopshtin e Edenit. Dhe kjo na kujton historinë e madhe biblike deri tani.
[66]
Njerëzimi e humbi bekimin e Perëndisë me anë të mëkatit e rebelimit dhe kështu Perëndia zgjodhi familjen e Abrahamit
[71]
si mjet, përmes së cilit ai do t'ia kthejë bekimet e tij gjithë
[76]
botës. Por Faraoni i ri nuk dëshiron ta shohë Izraelin si bekim. Ai në të vërtetë, mendon se
[80]
ky grup emigrantësh izraelitë në rritje është kërcënim për pushtetin e tij. Dhe ndodh që ashtu si në
[86]
Zanafillë, njerëzimi rebelohet kundër bekimeve të Perëndisë, kështu edhe këtu
[90]
Faraoni përpiqet ta shkatërrojë burimin e bekimit të Perëndisë, izraelitët.
[94]
Ai, në mënyrë mizore i skllavëron ata në punë të detyruar dhe pastaj urdhëron që të gjithë
[98]
djemtë izraelitë të mbyten në Lumin Nil. Faraoni, është personazhi më i keq
[103]
në Bibël deri tani. Mbretëria e tij mishëron rebelimin e njerëzimit kundër Perëndisë.
[108]
Faraoni ka ripërcaktuar të mirën dhe të keqen sipas interesave të tij në atë mënyrë, sa që edhe
[113]
vrasja e fëmijëve të pafajshëm është bërë e mirë për të. Egjipti është
[118]
bërë më i keq se Babilonia nga libri i Zanafillës. Kështu, në këtë moment, Izraeli thërret
[123]
për ndihmë kundër kësaj Babilonie të re dhe Perëndia përgjigjet.
[127]
Perëndia, së pari e kthen të keqen e Faraonit kokëposhtë, ndërkohë që një nënë izraelite e hedh djalin e saj
[132]
në lumin Nil, por në një shportë. Kështu që ai lundron i sigurt deri tek
[137]
familja e Faraonit. Ai quhet Moisi dhe rritet për t'u bërë njeriu, që
[143]
Perëndia do ta përdorë për të mposhtur të keqen e Faraonit. Në historinë e famshme të shkurres që digjet, Perëndia i shfaqet
[149]
Moisiut dhe e porosit që të shkojë tek Faraoni dhe ta urdhërojë që t'i lirojë Izraelitët.
[153]
Dhe Perëndia thotë se ai e di që Faraoni do të kundërshtojë dhe kështu ai do të sjellë
[158]
gjykimin e tij në Egjipt në formën e plagëve. Pastaj Perëndia thotë se ai do ta
[163]
ngurtësojë zemrën e Faraonit. Dhe kështu, hyjmë në pjesën tjetër kryesore
[168]
të historisë--konfrontimit ndërmjet Perëndisë dhe Faraonit. Tani çfarë do të thotë kjo që thotë
[173]
Perëndia, se ai do ta ngurtësojë zemrën e Faraonit? Është tejet e rëndësishme ta lexojmë këtë pjesë të
[179]
historisë me shumë kujdes sipas rendit të saj. Në përballjen e parë të Moisiut dhe Faraonit
[183]
na thuhet thjesht se zemra e Faraonit u ngurtësua shumë. Nuk do të thotë se
[188]
Perëndia bëri gjë. Dhe kështu si përgjigje, Perëndia dërgon serinë e parë të 5 plagëve. Secila prej këtyre plagëve,
[194]
i kundërvihet Faraonit dhe një perëndie egjiptase. Dhe çdo herë,
[199]
Moisiu i jep një mundësi Faraonit që të përulet dhe t'i lërë izraelitët të shkojnë.
[204]
Por, pas çdo plage, na thuhet se Faraoni ose e ngurtësoi zemrën e tij, ose që
[209]
zemra e tij u ngurtësua. Ai e bën këtë sipas vullnetin të vet. Dhe kështu, më në fund, në
[213]
serinë e dytë të 5 plagëve ne fillojmë të dëgjojmë se si Zoti e fortësoi zemrën e Faraonit. Pra thelbi
[220]
i historisë duket se është ky: edhe pse Perëndia e dinte se Faraoni do ta kundërshtonte
[224]
vullnetin e tij, Perëndia ende i jep atij gjithë këto mundësi për ta bërë gjënë e duhur. Por
[229]
përfundimisht, e keqja e Faraonit arrin një pikë moskthimi--dua të them se edhe
[233]
këshilltarët e tij mendojnë se është ҫmendur. Dhe pikërisht në këtë pikë Perëndia merr kontrollin
[238]
dhe e kthen të keqen e Faraonit për qëllimet e tij shpenguese. Perëndia e josh Faraonin
[243]
në shkatërrimin e tij, ndërsa e shpëton popullin e tij, që është ajo që ndodh më pas. Me
[248]
plagën e fundit, është nata e Pashkës. Dhe Perëndia e kthen planin e Faraonit kundër tij. Ashtu
[253]
si ai i vrau bijtë e izraelitëve, kështu Perëndia do të vrasë të parëlindurit
[258]
e Egjiptit me një plagë të fundit.
[259]
Por në dallim nga Faraoni, Perëndia siguron një mënyrë për t'u shpëtuar me anë të gjakut
[265]
të Qengjit. Këtu historia ndalet dhe na njeh me detajet e
[271]
ritit vjetor izraelit të Pashkës. Natën para se Izraeli të largohej nga Egjipti, ata
[275]
flijuan një qengj të ri, të patëmetë dhe me gjakun e tij lyen shtalkat e derës
[279]
së shtëpisë së tyre. Dhe kur plaga hyjnore erdhi mbi Egjiptin, shtëpitë e mbuluara
[284]
me gjakun e Qengjit u kapërcyen dhe bijtë u kursyen. Qysh atëherë, çdo vit
[289]
izraelitët e kanë rikrijuar atë natë për të kujtuar dhe festuar
[294]
drejtësinë dhe mëshirën e tij. Por Faraoni, për shkak të krenarisë dhe rebelimit të tij,
[299]
e humb djalin e tij dhe më në fund ai është i detyruar t'i lejojë izraelitët të shkojnë të lirë. Dhe
[304]
kështu skllevërit izraelitë e realizojnë daljen e tyre nga Egjipti, por sapo u larguan,
[308]
Faraoni ndryshon mendje, e mbledh ushtrinë e tij dhe i ndjek nga pas
[313]
Izraelitët për një përballje përfundimtare. Ndërsa Izraelitët kalojnë përmes ujërave të
[318]
detit në mënyrë të sigurtë, Faraoni hidhet në sulm drejt shkatërrimit të tij. Historia e Eksodit
[323]
mbyllet me këngën e parë të lavdërimit në Bibël. Quhet Kënga e Detit
[327]
dhe rreshti i fundit deklaron se Zoti mbretëron si mbret. Dhe pastaj kënga
[332]
e ritregon në poezi atë për të cilën bëhet fjalë në historinë e Mbretërisë së Perëndisë. Kjo ka të bëjë me atë se
[337]
Perëndia është në një mision për t'u përballur me të keqen në botën e tij dhe për të shpenguar ata që janë
[342]
skllevër të së keqes. Perëndia do të sjellë popullin e tij në Tokën e Premtuar, aty ku
[347]
prania e tij hyjnore do të banojë në mes tyre. Kjo histori ka të bëjë me atë se si duket kur
[352]
Perëndia bëhet mbret mbi popullin e tij. Kështu që, pasi izraelitët e këndojnë këngën e tyre,
[357]
historia merr një kthesë të fortë. Izraelitët po udhëtojnë nëpër shkretëtirë
[361]
rrugës për te Mali i Sinait dhe ata janë të uritur, janë të etur dhe fillojnë
[365]
ta kritikojnë Moisiun dhe Perëndinë, madje edhe për shpëtimin e tyre. Ata thonë se digjen nga malli për ditët
[371]
e dikurshme në Egjipt. Është çmenduri! Kështu, Perëndia në mënyrë të hirshme siguron ushqim dhe ujë për
[375]
Izraelin në shkretëtirë. Por këto histori hedhin një hije të errët dhe ne
[381]
fillojmë të pyesim veten: "A ka mundësi që zemra e Izraelit të jetë po aq e ngurtë sa ajo e
[385]
Faraonit"? Mbetet për t'u parë, por tani për tani kjo është gjysma e parë e librit të Eksodit.
[391]
Na kontaktoni: [email protected]