The jobs we'll lose to machines -- and the ones we won't | Anthony Goldbloom - YouTube

Channel: unknown

[0]
Translator: Albana Telhai Reviewer: Helena Bedalli
[12]
Kjo është mbesa ime.
[14]
Quhet Yahli.
[16]
Ajo është nëntë muajshe.
[18]
Nëna e saj është mjeke, ndërsa i ati jurist.
[21]
Kur Yhali të shkojë në universitet,
[23]
punët që bëjnë prindërit e saj do të duken dramatikisht ndryshe.
[27]
Në 2013, kërkues nga Universiteti i Oxford kryen një studim mbi të ardhmen e punës.
[32]
Ata dolën në përfundimin se, pothuajse një në ҫdo dy punë ka rrezik të lartë
[36]
të automatizohet nga makinat.
[40]
Mësimi automatik është teknologjia
[42]
përgjegjese kryesisht për këtë ndërhyrje.
[44]
Është dega më e fuqishme e inteligjencës artificiale.
[47]
I lejon makinat të mësojnë nga të dhënat
[49]
dhe imitojnë disa gjëra që njerzit s'munden.
[51]
Kompania ime, Kaggle, operon në pararojën e të mësuarit automatik.
[55]
Ne kemi bashkuar qindra e mijra ekspertë
[57]
për të zgjidhur probleme të rëndësishme industriale dhe akademike.
[61]
Kjo na jep një perspektivë unike mbi atë që mund të bëjnë makinat,
[64]
ҫfarë nuk mund të bëjnë
[65]
dhe cilat punë mund t'i automatizojnë apo kërcënojnë.
[69]
Të mësuarit nga makinat filloi në industri në fillim të viteve 90.
[72]
Filloi me detyra relativisht të thjeshta.
[75]
Filloi me gjëra të tilla si matja e riskut të kredive në aplikimet për hua,
[79]
Klasifikimi i postës duke lexuar gërmat e shkrimit të dorës nga kodet postale.
[84]
Gjatë këtyre viteve që kanë kaluar, kemi bërë depërtime dramatike.
[87]
Të mësuarit nga makinat është tashmë në gjendje për punë mjaft më komplekse.
[91]
Në 2012, Kaggle e sfidoi komunitetin e vet
[94]
të ndërtojë algoritme, që tu vendosin nota esseve të shkollës së mesme.
[98]
Algoritmet fitues ishin të aftë t'i barazonin notat
[100]
me notat e mësuesve njerëz.
[103]
Vitin e kaluar, ne lanҫuam një sfidë akoma më të vështirë.
[106]
A mund të merrni imazhe të syrit dhe të diagnostikoni sëmundjen
[109]
e quajtur retinopatia diabetike?
[111]
Përsëri, algoritmet fitues ishin të aftë t'i barazonin diagnozat me ato
[115]
që vendosën Ophthalamologët njerëz.
[117]
Tani, me të dhënat e duhura, makinat do t'i tejkalojnë njerzit
[120]
në punë të tilla.
[121]
Një mësues mund të lexojë 10,000 esse gjatë një karriere 40 vjeҫare.
[126]
Një ophthalamolog mund të shikojë 50,000 sy.
[128]
Një makinë mund të lexojë miliona esse apo të shikojë miliona sy
[132]
brënda disa minutash.
[134]
Ne nuk kemi shanse në konkurimin kundër makinave
[137]
në punë frekuente dhe me volum të larte.
[140]
Por ka disa gjëra që ne mund t'i bëjmë dhe makinat nuk munden.
[144]
Fusha ku makinat kanë bërë shumë pak progres
[147]
është në trajtimin e situatave të reja.
[148]
Ato nuk mund të përballen me gjëra që nuk i kanë parë disa herë më parë.
[153]
Limitimi kryesor i të mësuarit të makinave
[155]
është se ju duhet të mësojnë nga një volum i madh të dhënash të mëparshme.
[159]
Ndërsa njerzit, jo.
[161]
Ne kemi aftësinë të lidhim tema në dukje të ndryshme
[164]
të zgjidhim probleme që s'i kemi hasur më pare.
[166]
Percy Spencer ish një fizikant që punonte me radarët gjatë Luftë së II Botërore,
[171]
kur vuri re se magnetroni qe duke i shkrirë ҫokollatën e tij.
[174]
Ai ishte i aftë të lidhte të kuptuarit e radiacionit elektromagnetik
[178]
me njohuritë e tij të gatimit
[179]
duke shpikur --e gjeni dot dot se ҫfarë?-- furrën me mikrovalë.
[183]
Ky është veçanërisht një shembull i shquar i krijimtarisë.
[186]
Por ky lloj kryqëzim-pllenimi ndodh te secili prej nesh në mënyra të vogla
[190]
mijëra herë në ditë.
[192]
Makinat nuk na konkurojnë dot
[194]
kur bëhet fjalë për trajtimin e situatave të reja,
[196]
dhe kjo vendos një limit thelbësor në detyrat e njeriut
[199]
që do të automatizojnë makinat.
[202]
Pra ҫfarë nënkupton kjo për të ardhmen e punës?
[204]
Situata e ardhshme e ҫfarëdo pune gjendet në përgjigjen e një pyetje të vetme:
[209]
Në ҫ'shkalle është e reduktueshme ajo punë, në detyra frekuente dhe me volum,
[214]
dhe në ҫfarë shkalle përfshin trajtimin e situatave të reja?
[217]
Në detyra frekuente, me volum të lartë makinat po bëhen gjithmonë e më të menҫura
[222]
Sot ato u japin nota esseve. Diagnostikojnë disa sëmundje.
[224]
Në vitet që në vijim, ato do të kryejnë auditimin tonë,
[227]
dhe do të lexojnë boilerplate nga kontratat ligjore.
[230]
Llogaritarët e avokatët janë ende të nevojshëm.
[232]
Ata do të duhen për strukturimin kompleks të taksave, për
[235]
ҫështje gjyqësore pionere.
[237]
Por makinat do tju tkurrin fushën
[238]
e do t'i bëjnë këto punë të vështira për tu arrirë.
[240]
Siҫ e përmenda,
[241]
makinat nuk po bëjnë progres në situatat e reja.
[244]
Kopja e një fushate marketingu duhet të tërheqë vëmendjen e konsumatorit.
[248]
Duhet të dallojë mbi turmën.
[249]
Strategji Biznesi nënkupton, të gjesh hapësira në treg,
[252]
gjëra që s'është duke i bërë askush.
[254]
Janë njerzit ata që po krijojnë kopjen e fushatave tona të marketingut,
[258]
dhe do të jenë njerzit që do të zhvillojnë strategjinë tonë të biznesit.
[261]
Pra Yahli, ҫfarëdo që të vendosësh të bësh,
[264]
lejo ҫdo ditë të të sjelli një sfidë të re.
[267]
Nëse e bën, atëherë do të qëndrosh përpara makinave.
[271]
Faleminderit.
[272]
(Duartrokitje)