🔍
What it takes to be a great leader | Roselinde Torres - YouTube
Channel: unknown
[0]
Translator: Besnik Bleta
Reviewer: Helena Bedalli
[13]
Cfarë e bën një lidër
të madh në ditët e sotme?
[17]
Shumë nga ne bartin këtë imazh
[19]
të një super heroi
[23]
i cili qëndron dhe komandon
[25]
dhe mbron përkrahësit e tij.
[29]
Por ky është një lloj imazhi
i një kohe tjetër,
[33]
dhe cka është e vjetëruar,
[35]
janë programet e zhvillimit të lidershipit
[38]
që janë të bazuara në modele suksesi
[40]
për një bote që ishte,
jo për një botë që është
[44]
ose që do të jetë.
[46]
Ne kemi zhvilluar një studim
me 4.000 kompani,
[51]
dhe i kemi kërkuar:
le te shohin efikasitetin
[54]
e programit tuaj
per zhvillimit e lidershipit.
[56]
58% e kompanive
[59]
cituan boshllëqe të rëndësishme talenti
[61]
për rolet kritike të lidershipit.
[63]
Kjo do të thotë se pavarësisht programeve
te trajnimeve të korporatës,
[67]
vlerësimet, trajnimet, të gjitha këto gjëra,
[71]
më shumë se gjysma e kompanive
[73]
kanë dështuar në krijimin
e liderëve të mëdhenj.
[78]
Ju mund të pyesni veten tuaj,
[80]
a po më ndihmon kompania ime të përgatitem
[83]
që të bëhem një lider
i mirë i shekullit të 21-të?
[86]
Shanset janë të vogla.
[89]
Unë kam kaluar 25 vjet
të jetës sime profesionale
[94]
duke studiuar cfarë të bën
një lider të mirë.
[97]
Kam punuar brenda kompanive Fortune 500,
[99]
kam këshilluar më shumë se 200 CEO,
[102]
dhe kam kultivuar
më shumë grupe lidershipi
[104]
sesa mund ta imagjinoni.
[107]
Por disa vite më parë,
kam vërejtur një trend shqetësues
[111]
në përgatitjen e lidershipit.
[114]
Kam vërejtur se,
pavarësisht të gjitha përpjekjeve,
[118]
kishte histori të njohura
[121]
për individë.
[123]
Një histori ishte për Krisin,
[126]
një lider me potencial të lartë
[129]
i cili zhvendoset në një sektor tjetër
dhe dështon,
[132]
duke shkatërruar vlera të parevokushme.
[135]
Dhe kishte histori si e Sidney-it, CEO,
[139]
e cila ishte shumë i irrituar
[140]
sepse kompania e saj është përmendur
[142]
si kompania më e mirë për liderat,
[145]
por vetem një nga 50 liderat
më të lartë është i pajisur
[149]
për të udhëhequr iniciativat
e tyre të rëndësishme.
[151]
Dhe ka histori
[153]
si ekipi senior i lidershipit
[156]
i një biznesi dikur të lulëzuar
[158]
që u befasua nga ndryshimi i tregut,
[161]
dhe gjen veten të detyrojë kompaninë
[164]
të reduktojë përmasat përgjysëm
[166]
ose të dalë nga biznesi.
[169]
Tani, këto histori përsëritëse
[172]
më shtyjnë të bëj dy pyetje.
[174]
Pse po thellohen boshllëqet e lidershipit
[177]
kur ka kaq shumë investime
[179]
në zhvillimin e lidershipit?
[181]
Dhe cfarë janë duke bërë liderat e mëdhenj
[184]
vërtet ndryshe që të përparojne dhe rriten?
[188]
Një gjë që bëra,
[191]
ishte se u lodha nga këto pyetje
[193]
dhe gjithashtu u irritova nga këto histori,
[196]
saqë lashë punën
[199]
në mënyrë që ta studjoja këtë fenomen,
[201]
dhe udhëtova për një vit
[204]
në pjesë të ndryshme të botës
[206]
për të mësuar për praktikat
efektive dhe joefektive
[208]
të lidershipit në kompanitë,
[211]
shtetet dhe organizatat jofitimprurëse.
[214]
Kam bërë gjëra si të udhëtoj
në Afrikën Jugore,
[218]
ku pata mundësinë të mësoj
[221]
se si Nelson Mandela ishte më para se koha
[223]
në parashikim dhe zhvillimin
[225]
e kontekstit të tij politik,
shoqëror dhe ekonomik.
[228]
Gjithashtu, kam takuar
lidera të kompanive jofitimprurëse
[231]
të cilët, pavarësisht burimeve
të limituara financiare,
[235]
patën një ndikim të madh në botë,
[238]
shpesh duke bashkuar
kundërshtarët në dukje.
[242]
Dhe kam kaluar orë te panumërta
në librari presidenciale
[247]
duke tentuar të kuptoj se si mjedisi
[250]
ka krijuar liderat,
[251]
lëvizjet që kanë bërë ata,
[252]
dhe pastaj ndikimin e këtyre lëvizjeve
[254]
përtej zotimit të tyre.
[257]
Dhe pastaj, kur u ktheva në punë
me orar të plotë,
[260]
në këtë funksion, u shoqërova
me kolegë të mrekullushëm
[263]
të cilët ishin të interesuar
për këto pyetje.
[267]
Kështu, nga e gjithë kjo,
unë kam nxjerrë si përfundim
[270]
karakterisikat e liderave të cilët
po lulëzojnë
[274]
dhe cfarë ata bëjnë ndryshe,
[275]
gjithashtu kam nxjerrë si përfundim
[278]
praktikat e përgatitjes
që mundësojnë njerëzit
[281]
të rrisin potencialin e tyre.
[283]
Dua të ndaj disa me ju tani.
[285]
("Cfarë e bën një lider të mirë
në shekullin 21?")
[287]
Në botën e shekullit 21,
e cila është më shumë globale,
[291]
më e digjitalizuar dhe transparente,
[293]
me shpejtësi më të madhe
të informacionit dhe inovacionit,
[297]
dhe ku asnjë gjë e madhe nuk bëhet
[299]
pa një lloj matrice komplekse,
[302]
duke u mbështetur në praktikat
tradicionale të zhvillimit
[306]
do të pengojë rritjen tuaj si lider.
[309]
Në fakt, vlerësimet tradicionale
[311]
si anketa 360 të limituara,
ose kritere të përformancës të vjetruara
[316]
do t'u japin të dhëna false,
[318]
duke ju bërë të mendoni
që jeni me të përgatitur
[321]
sesa jeni në të vërtet.
[323]
Lidershipi në shekullin e 21-të përcaktohet
[327]
dhe evidentohet nga tri pyetje.
[330]
Ku jeni duke e kërkuar
[332]
parashikimin për ndryshimin e ardhshëm
[335]
për modelin tuaj të biznesit
apo jetës tuaj?
[338]
Përgjigjia e kësaj pyetje është
në kalendarin tuaj.
[343]
Me kë jeni duke e kaluar kohën?
Cfarë temash diskutoni?
[347]
Ku jeni duke udhëtuar?
Cka jeni duke lexuar?
[350]
Dhe pastaj si jeni duke i përdorur këto
[351]
për të kuptuar mundësitë që s'janë më
[355]
e për të marrë vendimin
për të bërë dicka tani
[357]
që të jesh i përgatitur dhe gati?
[362]
Ekziston një ekip lidershipi
që përdor një praktikë,
[365]
ku mblidhen të gjithë anëtarët,
[368]
mbledhin tendencat që ndikojnë
[370]
në një anëtar më tepër se në një tjetër
[373]
dhe ata i ndajnë këto,
[374]
dhe pastaj marrin vendime,
për të krijuar një strategji
[377]
ose parashikuar një lëvizje tjetër.
[380]
Liderët e mëdhenj nuk e mbajnë kokën ulur.
[383]
Ata shohin më larg,
[386]
për ta formësuar të ardhmen e tyre,
dhe jo vetëm duke reaguar ndaj saj.
[389]
Pyetja e dytë është,
[391]
cila është masa e diversitetit
[393]
të rrjetit tuaj personal dhe profesional?
[397]
Ne dëgjojmë shpesh për rrjetet e vjetra
[400]
dhe ata padyshim që janë gjallë
e mirë në shumë institucione.
[404]
Por në një farë mase,
ne të gjithë kemi një rrjet
[406]
të njerëzve me të cilët ndihemi rehat.
[408]
Kjo pyetje ka te bëjë me kapacitetin tuaj
[411]
për të zhvilluar marrëdhënie me njerëz
[414]
që janë shumë ndryshe nga ju.
[415]
Dhe këto ndryshime
mund të jenë biologjike,
[418]
fizike, funksionale, politike,
kulturore, socioekonomike.
[423]
Dhe prapë, pavarësisht
të gjitha ndryshimeve,
[427]
ata lidhen me ju
[428]
dhe ju besojne mjaftushem
[430]
të bashkëveprojne me ju
[431]
në mbërritjen e qëllimeve të përbashkëta.
[434]
Liderat e mëdhenj kuptojnë
[436]
se të kesh një rrjet të larmishëm
[439]
do të thotë të kesh burime të shumëllojshme
[443]
në nivele më të larta
dhe gjithashtu të zgjidhjeve,
[446]
sepse ju keni njerez
të cilët mendojnë
[447]
ndryshe nga ju.
[450]
Pyetja e tretë: a jeni mjaft i guximshëm
[453]
të braktisini një praktikë që ju ka bërë
të sukseshëm në të kaluarën?
[459]
Eshtë një shprehje që thotë:
Bien dakort për të rënë dakort.
[463]
Por nëse e ndiqni këtë këshillë,
[466]
shanset janë që si lider,
[469]
do të vazhdoni të bëni gjëra që
janë të njohura dhe të rehatshme.
[473]
Liderat e mëdhenj guxojnë
të jenë të ndryshëm.
[476]
Ata jo vetëm flasin
për marrjen e rreziqeve,
[478]
ata i marrin ato në të vërtet.
[480]
Një lider ndau me mua faktin se
[483]
zhvillimi më ndikues vjen
[485]
kur jeni në gjendje të krijoni
një qëndrushmëri emocionale
[488]
për t'i bërë ballë njerëzve
që ju thonë se idea juaj e re
[493]
është naive ose e pamatur
ose thjesht nje budallallëk.
[497]
Interesant, njerëzit të cilët
do t'u bashkohen ju
[501]
nuk jane të dyshuarit
e zakonshem të rrjetit tuaj.
[505]
Ata zakonisht janë njerëz
që mendojnë ndryshe
[508]
dhe për këtë arsye kanë dëshirë
t'ju bashkohen ju
[511]
për të bërë një hap të guximshëm.
[513]
Por nuk eshte një hap, është nje kërcim.
[517]
T'ju përgjigjesh këtyre tri pyetjeve
[520]
do t'ju ndihmojë më shumë se
programet tradicionale të lidershipit,
[522]
për të përcaktuar efikasitetin tuaj
[523]
si lider i shekullit 21-të.
[526]
Pra cka e bën një lider
të mirë në shekullin 21?
[531]
Unë kam takuar shumë, dhe ata dallohen.
[534]
Ata jane gra dhe burra
[536]
të cilët nuk përgatiten vetëm
[538]
për parashikimin
e rehatshëm të së djeshmes
[541]
por gjithashtu për realitetin e sotëm
[545]
dhe për të gjitha mundësitë
e panjohura të së nesërmes.
[549]
Ju falemnderit.
[551]
(Duartroktije)
Most Recent Videos:
You can go back to the homepage right here: Homepage





