🔍
Know your worth, and then ask for it | Casey Brown - YouTube
Channel: unknown
[0]
Translator: Erblina Vrbovci
Reviewer: Erona Mjekiqi
[12]
Askush nuk do t'ju paguajë aq sa vlen.
[17]
Askush nuk do t'ju paguajë
[20]
aq sa vlen.
[23]
Ata do t'ju paguajnë
[25]
aq sa ata mendojnë se ju vleni.
[28]
Dhe ju kontrolloni të menduarit e tyre,
[31]
jo kështu.
[32]
edhe pse kjo do të ishte interesante.
[34]
(Të qeshura)
[36]
Kjo do të ishte vërtet interesante.
[39]
Në vend të asaj, si kjo:
[41]
duke përcaktuar dhe komunikuar qartë
vlerat e juaja që janë thelbësore
[45]
të paguhesh mirë për cilësinë tënde.
[48]
A dëshiron ndokush këtu të paguhet mirë?
[51]
Në rregull, mirë.
[52]
atëherë ky fjalim është për të gjithë.
[55]
Mori aplikueshmëri universale.
[57]
Është e vërtetë nëse jeni pronar
i një biznesi, ose ndonjë punonjës
[60]
nëse jeni punëkërkues.
[61]
Është e vërtetë nëse jeni burrë apo grua.
[64]
Tani, do i drejtohem kësaj përmes
syrit të një gruaje, pronare e biznesit.
[67]
sepse në punën time kam vërejtur
që gratë nëvlerësohen më shumë
[70]
sesa burrat. Diferencat e pagave në
baza gjinore është një tregues
[74]
kulturor në vend. Sipas Byrosë
së Statistikave të Punës,
[77]
një punonjëse grua fiton vetëm 83 cent
për çdo dollar që fiton një burrë.
[81]
Çfarë mund të të befasojë
[84]
është se ky trend vazhdon edhe në
në sferën e sipërmarrjes.
[88]
Një pronare e biznesit grua fiton 80 cent
për çdo dollar që një burrë merr
[93]
Në punën time, kam dëgjuar shpesh
gra që shprehen
[96]
se ndihen të parehatshme për të
komunikuar vlerat e tyre.
[98]
veçanërisht në fillimet e pronësisë
të biznesit.
[101]
Ato thonë gjëra të tilla si,
[103]
"Dua të qëndroj me këmbë në tokë."
[105]
"Më mirë do ta lë punën të flasë vetë".
[108]
"Nuk dua të vetlavdërohem"
[110]
Dëgjoj histori shumë të ndryshme në
punën me pronarët e bizneseve burra
[113]
dhe unë mendoj se kjo diferencë u
kushton grave 20 cent në dollarë.
[118]
Unë do të doja t'ju tregoja historinë
e një kompanie këshillimi,
[122]
që ndihmon klientët e tyre
në mënyrë të shpejtë
[125]
përmirësimin në përfitimin e tyre.
Ajo është kompania ime.
[128]
Pas vitit të parë në biznes, pashë
që fitimi po rritet
[130]
që klientët e mi po fitonin
duke punuar me mua,
[133]
dhe kuptova se kisha nevojë të
rivlerësoja çmimet e mia.
[136]
Unë vërtet isha e nënvlerësuar në
krahasim me vlerën që po i jepja.
[140]
Është e vështirë për mua të pranoj
këtë sepse jam një konsulente çmimesh.
[144]
(Të qeshura)
[146]
Është çka bëj.
[148]
Ndihmoj kompanitë që të vënë
çmimin e vlerës.
[150]
Megjithatë kjo është ajo që vura re,
[152]
dhe u ula për të vlerësuar çmimet
e mia, të vlerësoj vlerën time,
[156]
dhe e bëra këtë duke bërë pyetje
për vlerat kryesore.
[160]
Cilat janë nevojat e klientëve të mi
dhe si i plotësoj ato?
[163]
Cila është grupi im unik i aftësive që
më bën më të kualifikuar
[166]
për t'u shërbyer klientëve të mi?
Çfarë bëj që askush tjetër nuk e bën?
[170]
Çfarë problemesh zgjidh unë për klientët?
[174]
Çfarë vlere shtoj?
[175]
Unë iu përgjigja këtyre pyetjeve
[178]
dhe përcaktova vlerën që klientët e mi
marrin nga puna me mua,
[182]
llogaritjen e kthimit të tyre të
investimit
[184]
dhe ajo që pashë ishte se duhej të
dyfishoja çmimin,
[187]
ta dyfishoja.
[188]
Tani, t'ju rrëfej, kjo më tmerroi.
[194]
Unë pritem për të qenë ekspert
në këtë, por nuk jam shëruar.
[197]
E dija se vlera ishte aty.
[199]
Unë isha e bindur që vlera ishte atje,
[201]
dhe unë akoma u frikësova nga
zgjuarsitë e mia.
[204]
Po sikur të mos më paguante askush?
[206]
Po sikur klientët të thoshin,
"Kjo është qesharake."
[209]
"Ju jeni qesharake ”.
[210]
A vleja me të vërtetë aq?
[212]
Jo puna ime, por unë.
[216]
A vleja aq?
[217]
Unë jam nëna e dy bukurosheve
të vogla që varen nga unë.
[220]
Unë jam një nënë beqare.
[222]
Po sikur biznesi im të dështojë?
[224]
Po sikur të dështoj?
[228]
Por unë e di se si ta marr ilaçin tim,
[230]
ilaçin që ua përshkruaj klientëve të mi.
[233]
E kisha kuptuar mirë situatën.
[235]
E dija se vlera ishte aty.
[236]
Kështu që kur erdhën perspektivat,
[240]
Kam përgatitur propozimet me
çmimin e ri më të lartë
[243]
dhe iu dërgova
[244]
dhe iua komunikova vlerën.
[246]
Si mbaron historia?
[249]
Klientët vazhduan të punonin me mua
[251]
dhe të më referonin dhe të më
rekomandonin dhe unë jam akoma këtu.
[255]
Dhe e ndaj këtë histori
[256]
sepse dyshimet dhe frika janë
të natyrshme dhe normale.
[260]
Por ata nuk përcaktojnë vlerën tonë,
[262]
dhe ata nuk duhet të kufizojnë
potencialin tonë për të fituar.
[266]
Unë do të doja të ndaja një histori tjetër
[268]
për një grua që mësoi të
komunikojë vlerën e saj
[271]
dhe gjeti zërin e saj.
[273]
Ajo drejton një kompani të
suksesshme të zhvillimit të internetit
[277]
dhe punëson disa njerëz.
[279]
Kur ajo filloi për herë të parë firmën
e saj dhe për disa vite pas kësaj,
[282]
ajo do të thoshte:"Unë kam një
kompani të vogël dizajni në internet."
[286]
Ajo në të vërtetë do t'i përdorte
ato fjalë me klientët.
[289]
"Unë kam një kompani të vogël
dizajni në internet."
[291]
Në këtë dhe në shumë mënyra
të tjera të vogla,
[294]
ajo po nënvlerësonte kompaninë
e saj në sytë e perspektivave dhe klientve
[297]
dhe duke e nënvlerësuar veten.
[301]
Po ndikonte vërtet në aftësinë e saj
për të fituar atë që sa ia vlente.
[304]
Unë besoj gjuhën dhe stilin e saj
[307]
duke komunikuar që ajo nuk besonte
[310]
ajo kishte shumë vlerë për të ofruar.
[312]
Me fjalët e saj, ajo ishte praktikisht
duke i dhënë shërbimet e saj falas.
[316]
Dhe kështu ajo filloi rrugëtimin e saj
[319]
për të marrë përgjegjësinë për
komunikimin e vlerës tek klientët
[323]
dhe duke ndryshuar mesazhin e saj.
[326]
Një gjë që e ndava me të
[328]
është se është kaq e rëndësishme
[330]
për të gjetur zërin tuaj,
[331]
një zë që është autentik dhe
i vërtetë për ju.
[334]
Mos u mundoni të drejtoni kunatën
tuaj vetëm sepse ajo është një
[337]
shitëse e shkëlqyer,ose fqinji juaj që
tregon një shaka, nëse nuk është ai që je.
[341]
Hiqni dorë nga ky nocion që është
duke i mbajtur me këmbë në tokë.
[344]
Bëni atë për palën tjetër.
[346]
Përqendrohuni në shërbimin dhe
shtimin e vlerës, dhe nuk do të
[349]
ndjehet si mburrje. Çfarë doni
nga ajo që bëni?
[352]
Çfarë ju emocionon për punën që bëni?
[354]
Nëse lidheni me atë, komunikimi i
vlerës juaj do të vijë natyrshëm.
[359]
Kështu që ajo përqafoi stilin e saj
natyror
[362]
gjeti zërin e saj dhe ndryshoi
mesazhin e saj.
[365]
Së pari, ajo ndaloi së thirruri
kompaninë e saj dizajnues i vogel.
[368]
Ajo vërtet gjeti shumë forcë,
fuqi në komunikimin e mesazhit të saj.
[374]
Tani ajo ka cmimin tre herë më
lartë për dizajnimin në internet,
[377]
dhe biznesi i saj po rritet.
[380]
Ajo më tregoi për një takim të fundit
[383]
me një klient të ashpër dhe
ndonjëherë të vështirë
[385]
i cili kishte thirrur një mbledhje duke
vënë në pyetje përparimin në optimizimin
[389]
e motorit të kërkimit. Ajo tha në
ditët e kaluara,
[392]
kjo do të kishte qenë një takim
vërtet frikësues për të,
[394]
por mënyra e të menduarit të saj
ishte ndryshe.
[397]
Ajo tha, qe përgatiti informacionin,
u ul me klientin,
[399]
tha se kjo nuk ka të bëjë me mua,
nuk është personale,
[402]
ka të bëjë me klientin.
[403]
Ajo ju tregoi përmes të dhënave,
përmes numrave,
[406]
parashtroi tendencat dhe përparimin
në zërin e saj dhe në mënyrën e saj,
[409]
por shumë drejtpërdrejt tha,
"Ja çfarë kemi bërë për ju".
[413]
Klienti u ul dhe vuri vërejti
dhe i tha "Mirë, e kuptova".
[416]
Dhe ajo tha në përshkrimin e këtij takimi,
[419]
"Unë nuk u ndjeva e frikësuar ose në panik
[422]
ose e vogël,
[425]
ashtu siç jam ndjerë më parë.
[427]
Në vend të kësaj ndjehem si:
'Në rregull, e kam në dorë këtë.
[430]
Unë e di se çfarë po bëj.
Unë kam besim në vete.
[435]
Të vlerësohesh si duhet është
kaq e rëndësishme.
[440]
Ju mund të dëgjoni në këtë histori
[442]
që implikimet sillen shumë
përtej financave
[444]
në fushën e vetë-respektit dhe vetëbesim.
[449]
Sot kam thënë dy histori,
një për përcaktimin e vlerës tuaj
[453]
dhe tjetra në lidhje me komunikimin
e vlerës tonë,
[456]
e këto janë dy elementët për të realizuar
potencialin tonë të plotë të fitimit.
[460]
Ky është ekuacioni.
[463]
Dhe nëse jeni ulur sot në audiencë
[465]
dhe nuk po paguheni aq sa vleni,
[467]
Unë do të doja t'ju mirëpres
në këtë ekuacion.
[470]
Vetëm imagjinoni si mund të jetë jeta,
[473]
sa më shumë do mund të bënim,
[475]
sa më shumë mund të jepnim,
[477]
sa më shumë do mund të
planifikonim për të ardhmen,
[479]
sa të vlefshëm dhe të respektuar
do të ndiheshim
[482]
nëse mund të fitonim potencialin
tonë të plotë,
[485]
të njohim vlerën tonë të plotë.
[488]
Askush nuk do t'ju paguajë
më shumë se sa vleni
[491]
Ata do t'ju paguajnë aq sa ata
mendojnë se ju vleni,
[494]
dhe ju kontrolloni të menduarit e tyre.
[497]
Falemnderit.
[498]
(Duartrokitje)
Most Recent Videos:
You can go back to the homepage right here: Homepage





