Grit: the power of passion and perseverance | Angela Lee Duckworth - YouTube

Channel: unknown

[0]
Translator: Aida Musai Reviewer: Helena Bedalli
[14]
Kur isha 27 vje莽,
[14]
hoqa dore nga nje pozicion vertet sfidues si konsulente manaxheriale
[18]
per te filluar nje pune edhe me sfiduese: mesimdhenien.
[22]
Shkova t'u mesoja matematike klasave te shtata
[25]
ne shkollat publike te New York-ut.
[27]
Si cdo mesues une u beja kuize dhe teste.
[31]
U jepja detyra shtepie.
[32]
Kur m'i dorezonin ato, une vendosja notat.
[36]
Ajo qe me ra ne sy ishte se kuocienti i inteligjences nuk ishte
[41]
ndryshimi i vetem mes nxenesve te mire dhe atyre te dobet.
[44]
Disa prej me te mireve
[47]
nuk kishin marre pike maksimale ne testin e kuocientit.
[49]
Ndersa disa prej nxenesve me te zgjuar, nuk shkonin aq mire.
[54]
Kjo me beri te mendoj.
[56]
Gjerat qe mesohen ne matematiken e klases se shtate,
[59]
epo ato jane te veshtira: thyesat, presjet,
[62]
siperfaqia e nje paralelogrami.
[64]
Por keto nuk jane koncepte te pamundura,
[67]
dhe une isha plotesisht e bindur se nxenesit e mi
[71]
mund t'i pervetesonin ato
[73]
nese punonin fort duke i dedikuar kohen e mjaftueshme.
[76]
Pas disa viteve ne mesimdhenie,
[79]
arrita ne konkluzionin se ajo qe i nevojitet sistemit shkollor
[82]
eshte te kuptoje me mire nxenesit dhe mesimdhenien
[86]
nga kendveshtrimi motivacional,
[88]
nga kendveshtrimi psikologjik.
[91]
Ne sistemin tone, gjeja qe arrijme te masim me me shume sukses
[96]
eshte kuocienti i inteligjences, por, po sikur suksesi ne shkolle e ne jete
[102]
te varej nga dicka me e madhe
[104]
se sa aftesia per te mesuar shpejt dhe me lehtesi?
[108]
Keshtu une braktisa klasen,
[110]
dhe shkova ne universitet per t'u bere psikologe.
[113]
Fillova te studioj femijet dhe te rriturit
[115]
ne ambiente te ndryshme shume sfiduese,
[118]
dhe ne cdo studim pyetja qe beja ishte,
[121]
kush eshte me i suksesshem ketu, dhe pse?
[124]
Skuadra ime e kerkuesve dhe une shkuan ne West Point Military Academy.
[128]
U perpoqem te parashikonim se cilet prej kadeteve
[130]
do t'i rezistonte stervitjes ushtarake dhe cilet do t'a braktisnin ate.
[134]
Shkuam tek National Spelling Bee (konkurs germezimi)
[136]
dhe provuam te gjenim cilet prej femijeve do te qendronin
[139]
me gjate ne gare.
[141]
Ne studiuam mesues ne vitin e tyre te pare
[143]
qe punonin ne lagje te veshtira, per te kuptuar
[146]
cilet prej tyre do te vazhdonin te jepnin mesim
[149]
ne fund te vitit te pare,
[151]
dhe cilet prej tyre do te ishin me te zote
[154]
ne permiresimin e notave te nxenesve te tyre?
[157]
Lidhem partneritet me kompani private, per te kuptuar
[159]
cilet prej shitesve do te arrinin te mbanin punen e tyre?
[162]
Dhe cilet do te fitonin me shume prej saj?
[164]
Ne keto kontekste kaq te ndryshme,
[167]
pame se ekzistonte nje karakteristike
[169]
per te parashikuar suksesin.
[172]
Nuk behet fjale per inteligjencen sociale.
[174]
Nuk ishte pamja e bukur, shendeti, dhe as kuocienti.
[179]
Behej fjale per kuraje.
[181]
Kuraje do te thote pasion dhe kembengulje ne arritjen e objektivave afatgjate.
[186]
Kuraje do te thote te jesh i qendrueshem,
[189]
Kuraje do te thote t'i qendrosh besnik te ardhmes
[193]
jo vetem per nje jave, apo nje muaj,
[196]
por per vite me rradhe, duke punuar fort
[200]
per t'a shnderruar te ardhmen ne realitet.
[202]
Kuraje do te thote t'a jetosh jeten si nje maratone, dhe jo si nje sprint.
[207]
Disa vjet me pare fillova te studioj kurajon
[210]
ne shkollat publike te Chicagos.
[212]
I kerkova mijera vitparistave ne shkollat e mesme
[215]
te plotesonin pyetesore mbi kurajon,
[217]
dhe prita me shume nje vit
[219]
per te pare se cilet prej tyre do te diplomoheshin.
[221]
Rezultoi se femijet me me shume kuraje
[223]
kishin me shume mundesi diplomimi,
[226]
edhe ne rastin kur i masja ata ne cdo karakteristike te matshme,
[230]
si per shembull te ardhurat e familjes,
[232]
rezultatet e testeve standarde,
[235]
madje edhe ne lidhje me sigurine qe ndjenin femijet ne ambientin skollor.
[239]
Kuraja nuk eshte e rendesishme vetem ne
[242]
West Point apo ne konkursin e germezimit. Por edhe ne shkolle,
[245]
sidomos per femijet qe rrezikojne t'a braktisin ate.
[249]
Per mua fakti me shokues ne lidhje me kurajen
[251]
eshte se ne dime shume pak,
[254]
shkenca di shume pak, mbi menyren se si ajo krijohet.
[256]
Cdo dite prinder e mesues me pyesin,
[259]
"Si mund t'i bej femijet me kurajoze?
[261]
Si mund t'i mesoj femijeve nje etike te forte pune?
[264]
Si t'ia bej per t'i mbajtur te motivuar ne afatgjate?"
[267]
Pergjigja ime e sinqerte eshte, Nuk e di. (te qeshura)
[272]
Ajo qe di eshte se talenti nuk te ben kurajoz.
[275]
Te dhenat tona tregojne shume qarte
[277]
se ka shume individe te talentuar
[279]
te cilet nuk perkushtohen ne maksimum.
[283]
Ne fakt, te dhenat thone se kuraja nuk eshte e lidhur,
[287]
madje eshte ne perpjestim te zhdrejte me talentin.
[292]
Deri sot, ideja me e mire qe kam degjuar ne lidhje me krijimin e kurajes
[296]
eshte dicka e quajtur "mendesia e rritjes".
[299]
Kjo eshte nje ide e zhvilluar ne Stanford University
[301]
nga Carol Dweck, dhe ka te beje me besimin
[304]
se aftesia per te mesuar nuk eshte kostante,
[308]
por mund te ndryshoje ne baze te perpjekjeve.
[311]
Dr. Dweck ka treguar se kur femijet lexojne dhe mesojne
[314]
se truri ndryshon dhe rritet
[317]
ne baze te sfidave qe kalon,
[319]
ata jane shume me te prirur te kembengulin pas deshtimeve,
[323]
sepse ata nuk besojne se deshtimi
[326]
eshte nje gjendje e pandryshueshme.
[328]
Mendesia e rritjes eshte nje ide e mire per te krijuar kuraje.
[332]
Por na duhet me shume.
[334]
Pikerisht ketu une do ndal fjalimin tim,
[336]
sepse ne ndodhemi ketu.
[337]
Kjo eshte puna qe na pret.
[340]
Duhet te gjejme idete me te mira, gjetjet me bindese,
[344]
dhe pastaj t'i testojme ato.
[346]
Duhet te masim a ishim te sukseshem,
[349]
dhe duhet te jemi te gatshem te deshtojme, te gabojme,
[352]
t'ia rinisim me mesimet e marra.
[355]
Me fjale te tjera, duhet te kemi kuraje
[359]
qe t'u japim femijeve me shume kuraje.
[362]
Faleminderit
[363]
(duartrokitje)