Overview: Genesis 1-11 - YouTube

Channel: BibleProject

[3]
Libri i Zanafillës është libri i parë i Biblës, linja historike e të cilit ndahet në dy pjesë kryesore.
[9]
Kapitujt 1 deri 11, tregojnë historinë e Perëndisë dhe të të gjithë botës dhe pastaj vijnë kapitujt 12 deri 50
[15]
që përqendrohen në tregimin e historisë së Perëndisë dhe një njeriu, Abrahamit dhe pastaj të familjes së tij.
[20]
Këto dy pjesë lidhen nga një histori kyçe në fillim të kapitullit 12 dhe kjo strukturë na jep të dhëna
[27]
se si ta kuptojmë mesazhin e të gjithë librit në tërësi dhe sesi e prezanton historinë e të gjithë Biblës.
[33]
Libri fillon me Perëndinë që e merr çrregullsinë dhe errësirën të përshkruar në fjalinë e dytë të Biblës
[39]
dhe prej saj Perëndia krijon rend, bukuri, mirësi dhe krijon një botë ku jeta mund të begatohet
[46]
dhe Perëndia krijon qëniet e quajtura njerëz, apo Adam në hebraisht.
[50]
Ai i bën ata sipas shëmbëlltyrës së Tij, që ka të bëjë me rolin dhe qëllimin e tyre në botën e Perëndisë.
[56]
Kështu njerëzit janë bërë për të qenë reflektues të karakterit të Perëndisë ndaj botës
[61]
dhe janë përcaktuar si përfaqësuesit e Perëndisë për ta sunduar botën për llogari të Tij
[66]
që në kontekst do të thotë të shfrytëzojnë gjithë potencialin e saj, të kujdesen për të
[70]
dhe ta shndërojnë në një vend ku të ketë edhe më shumë jetë.
[74]
Perëndia i bekon njerëzit - kjo është një fjalë kyçe në këtë libër - dhe u jep atyre një kopsht,
[79]
vendin nga ku fillojnë të ndërtojnë botën e re.
[83]
Thelbi është që njerëzit mund të zgjedhin se si ta ndërtojnë këtë botë
[88]
dhe kjo përfaqësohet nga Pema e Njohjes së Mirës dhe së Keqes.
[91]
Deri në këtë pikë ka qenë Perëndia ai që ka përcaktuar se çfarë është e mirë dhe çfarë nuk është
[96]
por tani Perëndia po u jep njerëzve dinjitetin dhe lirinë e zgjedhjes: A do t'i besojnë ata përcaktimit të Perëndisë
[102]
për të mirën dhe të keqen apo do të kërkojnë pavarësi dhe do ta përcaktojnë vet të mirën dhe të keqen?
[107]
Rreziqet janë shumë të mëdha. Të rebelosh kundër Perëndisë do të thotë të përqafosh vdekjen
[113]
sepse po i kthen shpinën vet dhënësit të jetës. Kjo përfaqësohet nga Pema e Jetës.
[118]
Kështu në kapitullin 3, një krijesë e misterioze - një gjarpër - shfaqet në histori.
[123]
Për gjarprin nuk jepet asnjë përshkrim përveç që është një krijesë e bërë nga Perëndia
[127]
dhe sqarohet që është krijesë e rebeluar ndaj Perëndisë e që dëshiron t'i çoj njerëzit në rebelim dhe vdekje.
[135]
Gjarpri e tregon ndryshe historinë e pemës dhe të zgjedhjes.
[139]
Ai thotë se të kërkosh të kesh njohurinë e të mirës dhe së keqes nuk ka për të shkaktuar vdekje,
[144]
faktikisht ajo të sjell jetë dhe të bën të jesh si Perëndia.
[148]
Ironia e gjithë kësaj është tragjike sepse e dimë që njerëzit tashmë janë të ngjashëm me Perëndinë,
[153]
ata u krijuan për të reflektuar shëmbëlltyrën e Perëndisë, por në vend që t'i besonin Perëndisë,
[157]
njeriu kërkon pavarësinë dhe e përcakton vet njohjen e të mirës dhe së keqes
[162]
dhe menjëherë historia merr të tatëpjetën duke dalë jashtë kontrollit.
[165]
Pasoja e parë është prishja e marrëdhënieve njerëzore. Papritmas burri e gruaja kuptojnë sa të cënueshëm janë
[171]
aq sa nuk mund t'i besojnë dot njëri tjetrit, prandaj bëjnë rroba që ta mbulojë trupin karshi njëri tjetrit.
[178]
Pasoja e dytë është që lidhja e ngushtë midis Perëndisë dhe njeriut prishet.
[182]
Ata vrapojnë të fshihen ndaj Perëndisë dhe kur Ai i gjen ata fillojnë manovrën e fajësimit se kush rebeloi i pari.
[189]
Pikërisht këtu historia ndalon dhe vijohet nga një seri poemash të shkurta ku Perëndia i deklaron
[194]
gjarprit dhe pastaj njeriut pasojat tragjike të veprimeve të tyre.
[199]
Perëndia i thotë gjarprit se pavarësisht fitores në dukje ai është i destinuar për humbje dhe do të hajë pluhur.
[206]
Perëndia premton se një ditë, një farë apo një pasardhës do të vijë prej gruas
[211]
dhe ka për t'i dhënë një gotitje vdekjeprurëse kokës së gjarpërit, çka tingëllon shumë lajm i mirë,
[216]
por fitorja ka për të kushtuar sepse edhe gjarpri do të japë një goditje vdekjeprurëse
[222]
ndaj thundrës së pasardhësit kur t'ia shtypë kokën; një premtim tepër misterioz për një fitimtar të lënduar
[229]
por në rrjedhën e historisë deri këtu kuptohet që kjo është një vepër e hirit të Perëndisë.
[234]
Njerëzit sapo janë rebeluar dhe çfarë bën Perëndia? Ai premton që t'i shpëtojë ata.
[239]
Por kjo nuk i fshin pasojat e vendimit të njerëzve, prandaj Perëndia i informon ata se tani
[244]
çdo aspekt i jetës së tyre si në shtëpi edhe në fushë do të jetë e pushtuar nga trishtimi dhe dhimbja
[251]
përshkak të rebelimit, duke i çuar të gjithë në vdekje.
[255]
Prej këtej historia përkeqësohet; kapitujt 3 deri 11 tregojnë zgjerimin e pasojave të rebelimit
[262]
dhe prishjen e marrëdhënieve njerëzore në çdo nivel.
[266]
Tregohet historia e dy vëllezërve: Kaini dhe Abeli. Kaini është kaq xheloz ndaj të vëllait sa dëshiron që ta vrasë.
[272]
Perëndia e paralajmëron atë që të mos i jepet tundimit por ai sidoqoftë e bën duke e vrarë të vëllanë në fushë.
[278]
Pastaj Kaini shkon të ndërtojë një qytet ku mbretërojnë dhuna dhe shkeljet
[283]
dhe e gjitha kjo mishërohet në historinë e Lamekut. Ai është njeriu i parë në Bibël që ka më shumë se një grua;
[289]
ai i grumbullon ato si prona dhe pastaj vijon të këndojë një këngë të shkurtër
[293]
se si ai është më i dhunshëm dhe më hakmarrës se sa kishte qenë Kaini.
[297]
Pas kësaj mbërijmë në historinë e çuditëshme të bijve të Perëndisë që mund t'i referohet engjëjve të këqij
[304]
ose mund t'i referohet mbretërve të lashtë që pretenduan prejardhje prej zotave
[310]
dhe si Lameku ata morën aq bashkëshorte sa zgjodhën vet dhe sollën në jetë Nefilimët, heronjtë e lashtë.
[317]
Kushdo pikëpamje qoftë e saktë, thelbi është që njerëzit po ndërtojnë mbretëri që e mbushin botën
[322]
me dhunë dhe me më shumë prishje. Si përgjigje ndaj kësaj na thuhet se Perëndia u brengos në zemër.
[328]
Njerëzimi po shkatërron botën e Tij të mirë dhe po shkatërrojnë edhe njëri tjetrin, prandaj nga pasioni
[333]
për ta mbrojtur mirësinë e botës së Tij, Ai e pastron atë nga ligësia e njerëzimit nëpërmjet përmbytjes së madhe.
[340]
Por Ai mbron një njeri të pa të metë, Noeun dhe familjen e tij, të cilin e cakton si Adamin e ri.
[346]
Ai e përsërit bekimin hyjnor dhe e dërgon atë të dalë nëpër botë, kështu që shpresat tona shtohen
[352]
por dhe Noeu dështon, edhe ai gjithashtu në një kopsht.
[355]
Ai shkon e mbjell një vresht dhe dehet. Pastaj një nga bijtë e tij, Kami bën një veprim turpëruese ndaj babait.
[365]
Ja pra ku kemi Adamin e ri, lakuriq dhe të turpëruar, pikërisht si Adami i parë; dhe rënia ia nis sërish.
[372]
Kjo na çon tek themelimi i qytetit të Babilonisë. Populli i Mesopotamisë zotëron teknologjinë e re të tullës.
[381]
Ata mund të ndërtojnë qytete e kulla më të mëdha dhe më shpejt se sa kanë mundur të tjerët më parë
[386]
dhe ata dëshirojnë që të ndërtojnë një lloj të re kulle që mund të ngjitet deri tek zotat, për t'i bërë një emër vetes;
[392]
është imazh i rebelimit dhe arrogancës njerëzore; është rebelimi në kopsht i përshkallëzuar,
[400]
prandaj Perëndia e thyen krenarinë e tyre dhe i shpërndan.
[404]
Këto janë një grup historish nga më të ndryshmet, por mund të shihet se të gjitha trajtojnë të njëjtën çështje.
[410]
Perëndia vazhdon t'u japë njerëzve mundësinë për të bërë gjënë e duhur në botë dhe ata e shkatërrojnë atë.
[417]
Këto histori shpallin se ne jetojmë në një botë të mirë që e kemi shndërruar në të keqe;
[423]
që të gjithë kemi zgjedhur të përcaktojmë vet të mirën dhe të keqen, kështu që të gjithë japim kontributin tonë
[429]
në këtë botë të marrëdhënieve të prishura, që na çon në konflikte, dhunë dhe në fund vdekje.
[435]
Por ka shpresë. Perëndia premton se një ditë do të vijë një pasardhës, fitimtari i lënduar që do ta mund të keqen.
[443]
Prandaj pavarësisht ligësisë njerëzore, Perëndia është i vendosur ta bekojë dhe ta shpëtojë botën e Tij.
[449]
Kështu që pyetja kryesore sigurisht është se çfarë do të bëj Perëndia?
[453]
Dhe historia në vijim, kyçi, ofron përgjigjen, por për tani kjo është përmbledhja se çka thotë Zanafilla 1 -11.
[461]
Na kontaktoni: [email protected]