What would happen if you didn’t drink water? - Mia Nacamulli - YouTube

Channel: TED-Ed

[0]
Translator: Doruntin Shabani Reviewer: Helena Bedalli
[6]
Uji është pothuajse gjithkund,
[8]
nga lagështia e tokës dhe akullnajave,
[11]
deri te qelizat në trupat tanë.
[14]
Varësisht prej rrethanave si pozicioni,
[16]
indeksi i dhjamit,
[17]
moshës,
[18]
dhe gjinisë,
[19]
trupi i një personi mesatar përmban 55-60% ujë.
[23]
Trupi i foshnjeve kur lindin përmban edhe më shumë ujë.
[27]
75% të përbërë nga uji, ata janë të ngjashëm me peshqit.
[32]
Kjo përqindje e ujit zvoglohet në 65% gjatë vitit të tyre të parë.
[37]
Pra, çfarë roli luan uji ne trupat tanë,
[40]
dhe sa ujë duhet te pijmë që të jemi të shëndetshëm?
[44]
Uji në trupat tanë përdoret për zbutjen dhe lëmimin e nyjeve,
[48]
rregullimin e temperaturës,
[49]
dhe për ushqimin e trurit dhe palcës kurrizore.
[53]
Uji nuk gjendet vetëm në gjak.
[56]
Truri dhe zemra e një të rrituri përmbajnë rreth 75% ujë.
[60]
Që është pothuajse e barabartë me lageshtinë në një banane.
[64]
Mushkëritë janë të ngjashëm me mollën në 83%.
[68]
Edhe kockat në dukje të thata të njeriut përbën nga 31% ujë.
[74]
Atëherë nëse përbëhemi nga uji,
[76]
dhe të rrethuar nga uji,
[77]
pse duhet të pijmë aq shumë?
[80]
Çdo ditĂ« ne humbim dy deri nĂ« tri litra ujĂ« me djersĂ«,
[84]
urinë,
[85]
jashtqitje,
[86]
e edhe me frymëmarrje.
[88]
Ndërsa këto veprime janë thelbësore për mbijetesë,
[90]
ne duhet ta kompensojmë humbjen e lëngjeve.
[93]
Mbajtja e nivelit të ujit në balancë është thelbësore për shmangjen e dehidratimit,
[97]
apo tejhidratimit,
[99]
të dyja mund të kenë ndikim shkatërrues në shëndetin e përgjithshëm.
[103]
Në hasjen e parë të nivelit të ulët të ujit,
[105]
receptorët ndijor në hipotalamusin e trurit
[108]
japin sinjal për lirimin e hormonit antidiuretik.
[111]
Kur ky hormon arrin në veshka, formon akuaporine,
[114]
kanale të veçanta që i mundësojnë gjakut thithjen dhe ruajtjen e ujit,
[120]
kjo çon drejt urinës së koncentruar dhe të errët.
[123]
Dehidratimi i lartë mund të shkaktojë rënie të dukshme në energji,
[126]
humor,
[127]
lagështi të lëkurës,
[128]
dhe shtypje të gjakut,
[130]
poashtu edhe shenja të dëmtimit të të menduarit.
[133]
Një tru i dehidratuar punon më shumë që të arrijë të njëjtin synim me
[137]
një tru normal,
[138]
e poashtu zvogëlohet pëkohësisht për shkak të mungesës së ujit.
[142]
Tejhidratimi, apo hyponatremia,
[145]
shkaktohet nga konsumimi i tepërt i ujit për një periudhë të shkurtër kohore.
[150]
Atletët zakonishtë janë viktima të tejhidratimit
[153]
për shkak të komplikimeve në rregullimin e nivelit të ujit
[156]
në kushte ekstreme fizike.
[159]
Ndërsa truri i dehidratuar e shpejton prodhimin e horminit antidiruetik,
[163]
truri i tejhidratuar e ngadalson, apo edhe ndalon, lirimin e tij në gjak.
[169]
Përqëndrimi i joneve të natriumit zvogëlohet
[171]
duke shkaktuar eksplodimin e qelizës.
[174]
Në raste më të rënda,
[175]
veshkët nuk mund ta përballojnë vëllimin e shkaktuar të urinës së holluar.
[179]
Atëherë ndodh dehja e ujit,
[181]
që shkakton dhimbje koke,
[183]
të vjella,
[184]
dhe, në raste të rralla, kriza apo vdekje.
[188]
Por kjo është një situatë tepër ekstreme.
[190]
Në nje ditë të rregullt,
[192]
mbajtja e rregullt e nivelit të ujit është e lehtë
[195]
për ata prej nesh që kemi ujë të pastër e të pijshëm.
[199]
Një kohë të gjatë, thuhej se duhet të pijmë 8 gota ujë në ditë.
[203]
Pas një kohe të gjatë ky vlerësim ka pësuar përshtatje.
[206]
Tani, marrëveshja e përgjithshme është që sasia e ujit që duhet të pijmë
[210]
varet nga pesha dhe mjedisi.
[213]
Mesatarja e ujit që këshillohet të pihet në ditë është 2.5-3.7 litra për meshkuj
[219]
dhe rreth 2-2.7 litra për femra,
[222]
e cila mund të ndryshojë nësë jeni të shëndetshëm,
[226]
aktiv,
[226]
i vjetër,
[227]
ose në temperatura të larta.
[229]
Edhe pse uji është hidratuesi më i mirë
[231]
pijet e tjera,
[232]
edhe ato me kafeinë si kafja apo çaji,
[235]
i përmbushin lëngjet e nevojshme.
[237]
Uji në ushqim përbën 20% të ujit që ne e konsumojmë për një ditë.
[242]
Frutat dhe perimet si luleshtrydhet,
[244]
trangujt,
[245]
dhe madje edhe brokoli janë 90% ujë
[248]
dhe mund të plotësojnë marrjen e lëngut duke siguruar vlera ushqyese dhe fibra.
[254]
Pirja e rregullt mund të ketë përfitime të ndryshme afatgjatë.
[257]
Studimet tregojnë se hidratimi optimal zvogëlon mundësinë për ishemi,
[261]
ndihmon menaxhimin e diabetit,
[263]
dhe zvogëlon konsiderueshëm rrezikun e disa llojeve të kancerit.
[267]
Pavarësisht, konsumimi i sasisë së duhur të lëngjeve bën një dallim të madh
[272]
në atë se si do të ndiheni,
[273]
mendoni,
[274]
dhe funksiononi ditë pas dite.