Bill Gates: The next outbreak? We’re not ready | TED - YouTube

Channel: unknown

[0]
Translator: Luan Morina Reviewer: Besiana Zekaj
[17]
Kur isha fëmijë,
[19]
rreziku më i madh të cilit i druheshim ishte një luftë bërthamore.
[23]
Ja pse mbanim në bodrum një fuçi si kjo,
[27]
të mbushur me ushqime dhe ujë.
[30]
Kur të ndodhte sulmi bërthamor
[31]
do të shkonim në bodrum, do të uleshim poshtë, e do të ushqeheshim nga ajo fuçi.
[37]
Sot, rreziku më i madh i një katastrofe globale
[41]
nuk duket kështu.
[44]
Por, duket kështu
[48]
Nëse do të ketë ndonjë shkak për vdekjen e 10 milion njerëzve në dekadat e ardhshme
[53]
me shumë mundësi do të jetë një virus shumë infektiv
[57]
e jo një luftë.
[59]
Jo raketa, por mikrobe.
[63]
Një nga arsyet pse kjo ndodh është
[65]
se ne kemi investuar një shumë të madhe në parandalimin e sulmeve bërthamore.
[70]
Por kemi investuar shumë pak në sisteme për parandalimin e epidemive.
[76]
Nuk jemi gati për epideminë e rradhës.
[80]
Le të shohim Ebolën.
[81]
Jam i sigurt se të gjithë ju keni lexuar për të nëpër gazeta,
[85]
shumë sfida të vështira.
[87]
E kam ndjekur me kujdes duke përdorur mjete për analiza të rasteve
[90]
të cilat i përdorim për çrrënjosjen e polios.
[95]
Dhe kur e shihni se si eci procesi,
[97]
problemi nuk ishte që nuk kishte sistem që nuk funksionoi mjaft mirë,
[102]
problemi ishte që ne nuk kishim fare sistem.
[106]
Në fakt, mungonin disa gjëra themelore.
[111]
Ne nuk kishim një grup epidemiologësh të gatshëm, të cilët do të shkonin,
[115]
të shihnin çfarë sëmundje ishte, sa ishte zgjeruar.
[119]
Raportet e rastit vinin në letra.
[122]
Vonoheshin shumë para se të dilnin online
[124]
dhe ishin tejet të pasakta.
[127]
Ne nuk kishim një ekip mjekësor gati.
[129]
Ne nuk kishim ndonjë mënyrë të përgatitnim njerëzit.
[132]
Tani, Mjekët Pa Kufij bënë një punë të shkëlqyeshme me renditjen e vullnetarëve.
[137]
Por edhe ashtu, ishim shumë më të ngadaltë se që guxonim
[140]
duke dërguar mijëra punëtorë në këto vende.
[144]
Dhe një epidemi e gjerë do na kërkonte qindra e mijëra punëtorë.
[152]
Nuk kishte njeri të kontrollonte ofrimin e tretmaneve.
[157]
Askush për diagnozat.
[158]
Askush nuk e dinte çfarë veglash duhej të përdoreshin.
[162]
Për shembull, mund të kishim marrë gjakun e të mbijetuarëve,
[165]
ta procedonim, dhe ta kthenim atë plazmë tek njerëzit për t'i mbrojtur ata.
[171]
Por kurrë as nuk ishte provuar kjo.
[173]
Kështu që shumëçka mungonte.
[175]
Dhe këto gjëra janë në fakt dështim global.
[180]
OBSH-ja financohet për të monitoruar epidemitë, jo për të bërë këto që thashë.
[187]
Në filma është ndryshe.
[189]
Janë disa epidemiologë të bukur gati për aksion,
[194]
shkojnë, i shpëtojnë, por ky është Hollivudi.
[202]
Dështimi për tu përgatitur mund ta lë epideminë e radhës
[205]
të jetë shumë më shkatërruese se Ebola.
[210]
Të shohim progresin e Ebolës gjatë këtij viti.
[216]
Rreth 10 mijë të vdekur,
[219]
dhe gati të gjithë vetëm në tri vende të Afrikës Perëndimore.
[223]
Janë tri arsye pse nuk u zgjerua më shumë.
[226]
E para - sepse kishte mjaft punëtorë heroik në shëndetësi.
[230]
Ata gjetën njerëzit dhe parandaluan infektime më të shumta.
[234]
E dyta është natyra e virusit.
[236]
Ebola nuk shpërndahet nëpërmjet ajrit.
[239]
Dhe kur njeriu infektohet me të,
[241]
shumica e të prekurëve janë në shtretër.
[246]
E treta, nuk u përhap shumë në qytete.
[250]
Dhe kjo ishte vetëm falë fatit.
[252]
Po të ishte përhapur nëpër qytete,
[254]
numri i të prekurëve do të kishte qenë shumë më i madh.
[257]
Kështu që herën tjetër, mund të mos jemi kaq fatlum.
[261]
Mund të ketë virus ku njerëzit ndjehen mirë derisa janë të infektuar sa që
[266]
hipin në aeroplan ose shkojnë në treg.
[269]
Burimi i virusit mund të jetë një epidemi natyrore si Ebola,
[272]
ose mund të jetë bio-terrorizëm.
[274]
Kështu që ka gjëra që do të përkeqësonin situatën një mijë herë më shumë.
[279]
Në fakt, le të shohim si shpërndahet virusi nëpër ajër,
[285]
siç ishte Gripi Spanjoll në vitin 1918.
[289]
Pra, ja çfarë do të ndodhë:
[291]
Do të shpërndahet anembanë botës shumë, shumë shpejt.
[295]
Dhe mund të shihni mbi 30 milion veta të vdekur nga kjo epidemi.
[300]
Pra, është një problem serioz.
[302]
Duhet të brengosemi.
[304]
Por në fakt, ne mund të ndërtojmë një sistem menaxhimi shumë të mirë.
[308]
Kemi benefitet e shkencës dhe teknologjisë për të cilat flasim këtu.
[313]
Kemi telefona mobil
[314]
për tu informuar nga publiku dhe të informuar publikun.
[318]
Kemi hartat satelitore ku mund të shohim njerëzit ku janë e kah po shkojnë.
[322]
Kemi përparime në biologji
[324]
të cilat dramatikisht ndryshojnë kohën e hulumtimit të shkaktarit të sëmundjes
[328]
dhe bërjen e ilaçeve e vaksinave kundër atij shkaktari.
[333]
Pra, kemi veglat,
[334]
por këto vegla duhet të vihen në sistemin shëndetësor global.
[339]
Dhe duhet të jemi të gatshëm.
[341]
Mësimet më të mira se si të përgatitemi, mendoj që
[344]
megjithatë janë ato që bëjmë për luftë.
[346]
Ushtarët, i kemi të rregullt, gjithmonë të gatshëm për luftë.
[351]
Kemi rezerva në numra të mëdhenj.
[354]
NATO ka një njësi mobile që mund të aktivizohet shumë shpejt.
[358]
NATO bën shumë lojëra lufte për të kontrolluar të stërviturit?
[361]
A dinë mjaft për karburantet dhe logjistikën, dhe
[363]
radio frekuencat e njëjta?
[366]
Kështu që ata janë gati për aksion.
[368]
Këto janë gjëra me të cilat duhet të përballemi ndaj një epidemie.
[373]
Cilat janë gjërat kryesore?
[375]
Së pari, na duhet një sistem shëndetësor i fuqishëm në vendet e varfra.
[380]
Sistem ku nënat mund të lindin të sigurta,
[383]
ku fëmijët mund të vaksionohen.
[385]
Por, gjithashtu ku mund të vërejmë një shpërthim epidemie shumë herët.
[390]
Na duhen trupa mjekësor rezervë:
[391]
shumë njerëz të cilat janë stërvitur dhe informuar,
[394]
të gatshëm për veprim, me përvojë.
[397]
Dhe pastaj duhet të lidhim mjekët me ushtrinë,
[402]
shfrytëzimin e ushtrisë për të lëvizur shpejt, vendosjen e logjistikës
[406]
dhe sigurimin e zonave.
[408]
Na duhen simulimet,
[411]
lojërat e mikrobeve, jo të luftës, ashtu që të shohim ku janë mangësitë.
[415]
Hera e fundit që një stërvitjen e tillë ishte bërë në SHBA
[418]
ishte më 2001, dhe nuk kaloi aq mirë.
[422]
Deri tani rezultati është mikrobet: 1, njerëzit: 0.
[427]
Në fund, duhet shumë Hulumtim e Zhvillim i avancuar për vaksina e diagnoza në zona.
[433]
Ka ca viruse shumë të përparuara, si virusi i ndërlidhur me gjëndra,
[437]
që mund të funksionoj shumë, shumë shpejt.
[441]
Tani nuk e kam buxhetin e saktë për koston e tij, por
[444]
jam shumë i sigurt se është shumë modest krahasuar me dëmin potencial.
[449]
Banka Botërore vlerëson që nëse kemi një grip epidemik global,
[453]
pasuria globale do të bjere për më shumë se tre trilion dollarë
[457]
dhe do të kemi miliona e miliona vdekjesh.
[461]
Këto investime ofrojnë benefite të theksuara
[464]
më shumë se një gatishmëri për një epidemi.
[466]
Kujdesi shëndetësor themelor, Hulumtimi & Zhvillimi,
[468]
do të mund të reduktonte pabarazinë shëndetësore globale
[471]
dhe do ta bënin botën edhe më të sigurt.
[475]
Kështu që, mendoj se kjo duhet të jetë një prioritet absolut.
[479]
Nuk ka nevojë për panik.
[480]
Nuk kemi nevojë të grumbullojmë shpageta dhe të strukemi në bodrum.
[485]
Por, duhet t'ia nisim, sepse koha nuk është në anën tonë.
[489]
Në fatk, nëse ka diçka pozitive nga epidemia e Ebolas, është
[495]
që mund të shërbejë si një paralajmërim, një thirrje e fundit, për tu bërë gati.
[501]
Nëse ia nisim tani, do të jemi gati për epideminë e radhës.
[506]
Faleminderit.
[508]
(Duatrokitje)