Why we have too few women leaders | Sheryl Sandberg - YouTube

Channel: unknown

[0]
Translator: Alida Hamo Reviewer: Enkele Rama
[15]
Pra për secilin nga ne në këtë dhomë
[17]
le të fillojmë duke e pranuar se jemi me fat.
[20]
Nuk jetojmë më në botën
[22]
që nënat apo gjyshet tona jetonin,
[24]
ku zgjedhjet profesionale për gratë ishin të limituara.
[27]
Dhe nëse je në këtë dhomë sot,
[29]
do të thotë që shumica nga ne jemi rritur në një botë
[31]
ku gëzojmë të drejtat themelore civile.
[34]
Sërish çuditerisht, ende jetojmë në një botë
[36]
ku disa gra nuk i gëzojnë këto të drejta.
[38]
Po përveç kësaj, ne ende kemi një problem
[40]
dhe është një problem i prekshëm.
[42]
Problemi është ky:
[44]
Gratë nuk po arrijnë
[46]
majat e asnjërit profesion
[48]
askund në botë.
[50]
Shifrat e japin situatën krejt të qartë
[52]
Nga 190 kryetarë shteti
[54]
nëntë janë gra.
[56]
Nga te gjithë antarët në parlamente nëpër botë
[58]
vetëm 13 përqind janë gra.
[60]
Në sektorin e korporatava
[62]
gratë në krye-
[64]
me tituj të lart ekzekutivi, antare bordesh
[66]
përbëjnë vetëm 15,16 përqind.
[69]
Shifrat nuk kanë lëvizur qysh prej vitit 2002
[71]
dhe po shkojnë në drejtimin e gabuar.
[74]
Edhe në sektorin jo-fitimprurës,
[76]
një sektor për të cilin ndonjëherë mendojmë
[78]
që përgjithësisht drejtohet nga më shumë gra,
[80]
gratë në role ekzekutive arrijnë vetëm 20 përqind.
[82]
Për më tepër kemi edhe një problem tjetër
[84]
që ka të bëj me zgjedhjet e vështira që gratë duhet të marrin
[87]
midis jetës profesionale dhe plotësimit personal.
[90]
Nje studim i kohëve të fundit në Shtetet të Bashkuara
[92]
nxori se nga menaxherët me vjetërsi pune e të martuar
[95]
dy të tretat e burrave të martuar kishin fëmijë
[98]
dhe vetëm një e treta e grave të martuara kishin fëmijë.
[101]
Disa vite më parë isha në New York
[103]
duke negociuar një marrëveshje
[105]
dhe isha ne një nga ato zyrat luksoze të një kompanie aksionere në New York
[107]
mund ta imagjinoni.
[109]
Isha në mbledhje -- një mbledhje tre orëshe --
[112]
dhe pas dy orësh, duhet të jetë edhe pushimi biologjik,
[115]
që të gjithë ngrihen në këmbë,
[117]
dhe kolegu që drejtonte mbledhjen
[119]
filloi të dukej vërtet i sikletosur.
[121]
Kuptova që nuk e dinte
[123]
ku ndodhej tualeti i grave në zyrën e tij.
[125]
Rrjedhimisht fillova të shikoja vërdallë për kuti
[127]
duke supozuar që sapo kishin lëvizuar tek zyra, por nuk pashë asnjë.
[130]
Kështu që e pyeta, "Sapo keni lëvizur në këtë zyrë?"
[133]
dhe ai u pergjigj, "Jo, kemi qenë këtu prej një viti tashmë"
[136]
dhe unë i thashë, "Po thua
[139]
që unë jam e vetmja femër
[141]
që ka negocjuar një marrëveshje në këtë zyrë gjatë një viti?"
[144]
Ai më shikoj dhe tha,
[146]
"Po, ose ndoshta ju jeni e vetmja që i është dashur të përdorë tualetin."
[149]
(Të qeshura)
[151]
Pra çështja është se
[153]
si do ta rregullojmë këtë?
[156]
Si mund t'i ndryshojmë numrat në ekzekutiv?
[159]
Si mund t'i ja bëjmë ndryshe?
[162]
Dua të filloj duke thënë,
[164]
Unë flas për këtë --
[166]
për mbajtjen e grave në fuqinë punëtore --
[168]
sepse unë vërtet mendoj që kjo është zgjidhja.
[170]
Tek pjesa me të ardhura të larta në fuqinë punëtore
[172]
tek njerëzit që arrijnë majat --
[175]
punët e llojit të CEO-ve (Zyrtare në Krye të Ekzekutivit) të Fortune 500
[177]
apo ekuivalenti i tillë në industri të tjera --
[180]
problemi, jam e bindur
[182]
është se gratë po tërhiqen.
[184]
Njerëzit flasin shumë mbi këtë temë
[186]
dhe diskutojnë mbi çështje si fleksibiliteti në punë, këshillimi
[188]
dhe programe të cilat kompanitë duhet të zbatojnë për të trajnuar gratë.
[191]
Une nuk dua të flas për asnjërën nga këto sot --
[193]
edhe pse është shumë e rëndësishme.
[195]
Sot, dua të fokusohem se çka mund të bëjmë ne si individe.
[198]
Cilat janë mesazhet që duhet t'ua drejtojmë vetës sonë?
[201]
Cilat janë mesazhet për gratë që punojnë me ne dhe për ne?
[204]
Cilat janë mesazhet për vajzat tona?
[206]
Tani si fillim, dua të jem e qartë
[208]
që ky fjalim nuk vjen me gjykime.
[211]
Une nuk e kam përgjigjen e saktë;
[213]
nuk e kam madje as për veten time.
[215]
U nisa nga San Fransisco, ku jetoj, të hënën,
[218]
dhe isha duke marrë fluturimin për këtë konferencë.
[220]
Dhe vajza ime, që është tre vjeçare, kur po e shoqëroja për në kopësht,
[223]
m'u kap për këmbësh
[225]
duke qarë "Mami, mos e merr avionin".
[227]
Kjo është e vështirë. Ndihem fajtore ndonjëherë.
[230]
Nuk njoh grua,
[232]
qofshin shtepiake apo të punësuara
[234]
që nuk e ndiejnë të njejten gjë ndonjëherë.
[236]
Kështu që nuk po them se të qëndruarit në punë
[239]
është gjëja më e mirë për çdokënd.
[241]
Fjalimi im sot është mbi mesazhet
[244]
nëse dëshironi të qendroni aktive në punë.
[246]
Dhe unë mendoj se janë tre.
[248]
Një: Ulu në tryezë.
[251]
Dy: Shënderrojeni partnerin tuaj në një partner të vërtetë.
[254]
Dhe tre: Mos u largoni më përpara se t'ju duhet të largoheni.
[258]
E para: Ulu në tryezë.
[260]
Vetëm para disa javësh në zyrat e Facebook-ut
[262]
ne pritëm një zyrëtar të lart qeveritar,
[265]
ai erdhi për t'u takuar me perfaqsues në role ekzekutive
[267]
prej Sillicon Valley.
[270]
Dhe secili në një farë mënyre u ul në tryezë.
[272]
Ai ishte bashkë me dy gra që po e shoqëronin në udhëtim
[275]
te cilat kishin pozita mjaft të larta në departamentin e tij.
[277]
Dhe unë disi u thash, "Uluni në tryezë. Ejani, uluni në tavolinë."
[280]
Dhe ato u ulën anë të dhomës.
[283]
Kur isha në vitin e fundit të universitetit.
[285]
Morra nje klasë të quajtuar Historia e Intelektit Europian.
[288]
A nuk ju mungojnë eksperiencat e tilla prej ditëve të universitetit.
[290]
Sikur të mund të bëja të njejtat gjëra sot.
[292]
Klasën e morra me shoqën time të dhomës, Carrie,
[294]
e cila ishte një studente e shkëlqyer e letërsisë --
[296]
e cila vazhdoj e u bë një akademike letërsie vërtet e zonja --
[298]
dhe me vëllaun tim --
[300]
djalë i zgjuar, lojtar waterpoloje që studionte mjekësinë.
[302]
i cili ishte në vitin e dytë të universitetit.
[304]
Të tre e marrim klasën bashkë.
[306]
Pastaj Carrie lexoj që të gjithë librat
[308]
në origjinalin greqisht dhe latinisht --
[310]
shkoj në të gjitha klasët --
[312]
Une lexova të gjithë librat në anglisht
[314]
dhe shkova në shumicën e klasëve.
[316]
Vëllau im, disi i zënë;
[318]
lexoj vetëm një nga 12 librat
[320]
dhe shkoj vetëm në disa klasë,
[322]
hyn tek dhoma jonë
[324]
disa ditë para provimit për ndihmë.
[327]
Të tre ne hyjmë në provim së bashku, dhe ulemi.
[330]
Dhe ulemi aty për tre orë --
[332]
me fletoret tona të kaltërta -- po, po kam aq vjet.
[335]
Kur dalim jashtë, shohim njëri tjetrin dhe pyesim: "Si kalove?"
[338]
Carrie thotë, " Ndihem sikur nuk e nxorra vërtet pikën kryesore
[341]
tek Dialektika Hegeliane"
[343]
Dhe unë thashë, "Vërtet do të doja të kisha lidhur
[346]
teorinë e pronësisë të John Locke-ut me filozofët që e pasojnë"
[349]
Dhe vëllau im vazhdon,
[351]
"Unë morra notën më të lartë në klasë"
[355]
"Ti morre notën më të lartë në klasë?
[357]
Ti nuk di asgjë."
[360]
Problemi me këto situata
[362]
është se pasqyrojnë atë që të dhënat tregojnë:
[365]
gratë sistematikisht nënvleresojnë aftësitë e tyre.
[368]
Nëse teston meshkuj dhe femra,
[370]
me pyetje totalisht objektive si mesatarja e notave,
[373]
meshkujt gabojnë me mbivlerësim të vogël,
[375]
dhe gratë gabojnë me nënvlerësim të vogël.
[378]
Gratë nuk negociojnë për vetën e tyre në punë.
[381]
Një studim i dy viteve të fundit
[383]
mbi njerzit që hynin në forcën punëtore pas universitetit
[385]
tregon se 57 përqind e djemve
[388]
ose, më mirë të them, të meshkujve,
[390]
negociojnë pagën e tyre të parë,
[392]
dhe vetëm 7 përqind e grave e bejnë të njejtën gjë.
[395]
Dhe mbi të gjitha
[397]
meshkujt ia dedikojnë suksesin vetës së tyre,
[400]
ndërsa gratë ia dedikojnë faktorëve të jashtëm.
[403]
Nëse i pyet meshkujt se si arritën të realizonin një punë të mirë,
[405]
ata do të përgjigjen duke thenë, "Natyrisht, sepse jam i shkëlqyeshëm."
[408]
Pse pyet? "
[411]
Nëse pyet një grua se si arriti të realizonte një punë të mirë,
[413]
çka do të pergjigjen është se dikush u ndihmoj,
[415]
ishin me fat, punuan shumë seriozisht.
[417]
Pse ka rëndësi e gjithë kjo?
[419]
Ka patjetër shumë lidhje
[421]
sepse askush nuk arrin deri tek zyrja
[424]
duke u ulur në anë të dhomës dhe jo në tryezë.
[426]
Dhe asnjë nuk merr ngritje në përgjegjësi
[428]
nëse nuk besojnë se e meritojnë suksesin e tyre,
[431]
apo edhe nëse nuk arrijnë ta kuptojnë suksesin e tyre.
[434]
Do të doja që përgjigjja të ishte më e thjeshtë.
[436]
Do të doja të arrija t'u thosha që të gjitha vajzave të reja me të cilat punoj,
[438]
të gjitha ketyre grave të mrekullueshme,
[440]
"Besoni tek vetja dhe negocioni për veten tuaj.
[442]
Merreni në dorë suksesin tuaj."
[444]
Do të doja të mundesha ti ja thosha këtë vajzës sime.
[447]
Por nuk është aq e thjeshtë.
[449]
Sepse çfarë tregojnë të dhënat, mbi të gjitha, është një gjë --
[452]
që suksesi dhe vlerësimi
[454]
janë drejtpërdrejt të ndërlidhura tek meshkujt.
[457]
dhe negativisht të ndërlidhura tek gratë.
[459]
Dhe secili po pajtohet,
[461]
sepse të gjithë e dijmë që kjo është e vërtetë.
[463]
Është një studim shumë i mirë që tregon këtë relacion shumë mirë.
[466]
Është një studim i njohur i Harvard Business School (Shkollës së Biznesit në Harvard)
[468]
mbi një grua të quajtur Heidi Roizen.
[470]
Ajo është një operatiore në një kompani
[472]
në Silicon Valley,
[474]
dhe ajo përdor kontaktet e saj
[476]
për t'u bërë një investuese vërtetë e zonja.
[479]
Në vitin 2002, jo shumë më parë,
[481]
një profesor që at'herë ishte tek Columbia University (Universiteti Columbia)
[483]
e morri atë rast studimi dhe ia ndërroi emrin në Howard Roizen.
[486]
Më pas shpërndau rastin studimor - që te dyjat -
[488]
midis dy grupeve studentësh.
[490]
Ai ndryshoi vetëm një fjalë :
[492]
Heidi në Howard.
[494]
Por ajo fjalë bëri një diferencë të madhe.
[497]
Më pas ai i anketoj studentët.
[499]
Lajmi i mirë ishte që stuedentët, si meshkujt edhe femrat,
[502]
menduan se Heidi dhe Howard ishin njësoj të zot
[504]
dhe kjo është diçka e mirë.
[506]
E keqja ishte se të gjithë e pëlqyen Howard-in.
[508]
Ai është një djalë i zoti, dikush me të cilin dëshiron të punosh,
[510]
dëshiron të kalosh ditën duke peshkuar me të.
[512]
Po Heidi? Jo dhe aq.
[514]
Ajo është pak vetanake. Është pak politike.
[517]
S'je i sigurtë nëse është dikush me të cilin dëshrion të punosh.
[520]
Ky është problemi.
[522]
Ne duhet t'u themi vajzave dhe kolegeve tona,
[524]
ne duhet t'i ja përsërisim vetës që të besojmë se kemi marrë notën më të lartë,
[526]
të luftojmë për ngritjen në detyrë,
[528]
të ulemi në tryezë.
[530]
Dhe duhet ta bëjmë këtë në një botë
[532]
që kërkon sakrifica nga ato,
[535]
edhe pse të tilla sakrifica nuk ekzistojnë për vëllezërit e tyre.
[539]
Ana më pikëlluese është se është mjaftë vështirë për ta kujtuar.
[542]
Do t'ju tregoj një rast me të vërtet të turpeshëm për mua,
[545]
por mendoj se është i rëndësishëm.
[547]
Jo shumë kohë më parë bëra të njejtin fjalim në zyrat e Facebook-ut
[550]
përpara rreth 100 punonjësve.
[552]
Pas disa orësh, një vajzë e re që punon atje
[555]
e ulur afër tavolinës sime të vogël,
[557]
donte të fliste me mua.
[559]
Unë pranova, ajo u ul dhe filluam të bisedonim.
[561]
Ajo tha, "Mësova diçka sot.
[563]
Mësova që më duhet ta ngre dorën lart."
[565]
E pyeta, "Çfarë do të thuash?"
[567]
Ajo përgjigjet, "Kur po flisje,
[569]
dhe the që do të ju përgjigjëshe dhe dy pyetjeve.
[571]
Unë e kisha dorën lart bashkë me shumë punonjës tjerë, dhe ju përgjigje edhe dy pyetjeve më shumë.
[574]
Unë e ula dorën, dhe vura re që të gjitha gratë e ulën dorën gjithashtu,
[577]
dhe ti pastaj ju pergjigje edhe më shumë pyetjeve,
[579]
vetëm nga meshkujt."
[581]
Dhe thashë vetëmevete,
[583]
uaa, nëse jam unë, që me të vërtet e kam për zemër këtë ceshtje,
[586]
duke e dhënë fjalimin --
[588]
dhe përgjatë tij nuk arrij të vërejë
[591]
se duart e meshkujve janë ende lart
[594]
dhe duart e grave janë ende lart,
[596]
sa të zotë jemi ne
[598]
si menaxher ne kompanitë dhe organizatat tona
[600]
të vërejmë që meshkujt po u kapen mundësive
[602]
më shumë se gratë?
[604]
Ne duhet të arrijmë t'i shtyjmë gratë të ulen në tryezë.
[607]
(Duartrokitje)
[610]
Mesazhi i dytë:
[612]
Ktheni partnerin tuaj në një partner të vërtetë.
[614]
Unë jam bindur qe ne kemi bërë më shumë progres në sektorin e punës
[617]
sesa në shtëpi.
[619]
Te dhënat e tregojnë këtë qartësisht.
[622]
Nëse një grua dhe një burrë punojnë me orar të plotë
[624]
dhe kanë një fëmijë,
[626]
gruaja bën dy herë më shumë punë shtepiake sesa burri,
[629]
dhe gruaja kujdeset tre herë më shumë
[631]
për femiun sesa burri.
[634]
Kështu që ajo ka dy apo tre punë,
[636]
dhe ai ka vetëm një.
[638]
Kush mendoni se tërhiqet nga puna kur dikush duhet të jetë në shtëpi?
[641]
Arsyet e kësaj janë vërtet komplekse,
[643]
dhe unë nuk kam kohë t'i analizoj detajisht.
[645]
Dhe nuk mendoj se ndeshjet e futbollit të dielave
[647]
apo përtacia e përgjithishme është arsyeja.
[649]
Unë mendoj se arsyeja është më e komplikuar.
[651]
Unë mendoj se si shoqëri
[653]
vendosim më shumë trysni tek djemët tanë që të arrijnë sukses
[655]
sesa tek vajzat.
[657]
Unë njoh meshkuj që qëndojnë në shtëpi
[659]
dhe punojnë në shtëpi për të mbështetur gratë e tyre në karrierë.
[661]
Dhe është e vështirë.
[663]
Kur shkoj tek takimet me prindërit
[665]
dhe e shoh babain aty
[667]
vë re që nënat e tjera
[669]
nuk përzihen me të.
[671]
Dhe ky është një problem,
[673]
sepse duhet ta marrim si një punë të rëndësishme --
[676]
sepse është me të vërtet puna më e vështirë në botë -- të punosh në shtëpi
[679]
për njerëzit e të dyja gjinive
[681]
nese vërtet duam t'i barazojmë gjërat dhe ti bëjmë gratë akive në forcën e punës.
[684]
(Duartrokitje)
[686]
Studimet tregojnë se familjet me të ardhura të barabarta
[688]
dhe përgjegjësi të barabarta
[690]
gjithashtu gëzojnë gjysmën e raportit të divorcit.
[692]
Dhe nëse kjo nuk ishte motivim i mjaftueshëm për secilin nga ju,
[695]
ata kanë më shumë --
[697]
si mund ta shpreh këtë këtu në skenë?
[699]
ata e njohin njeri tjetrin më shumë edhe në sensin biblik.
[702]
(Brohoritje)
[704]
Mesazhi numër tre:
[706]
Mos u largoni përpara se t'ju duhet të largoheni.
[708]
Mendoj që ka një ironi të thellë
[710]
në faktin se zgjedhjet që gratë marrin
[712]
dhe këtë e shoh gjithmonë --
[714]
me qëllimin për të qëndruar aktive në punë
[717]
në fakt i shpien deri tek largimi.
[719]
Ja se çka ndodh:
[721]
Ne jemi të gjithë të zënë; të gjithë janë të zënë; një grua është e zënë.
[723]
Dhe fillon të mendoj për të patur një fëmijë.
[726]
Dhe nga momenti që mendon për të patur fëmijë
[729]
ajo fillon të planifikoj t'i bëj vend fëmiut.
[731]
"Si do mund ta realizoj këtë bashkë me çdo gjë tjetër që po bëj?"
[735]
Dhe realisht që nga ai moment,
[737]
ajo nuk e ngre më dorën,
[740]
nuk kërkon për rritje në pergjegjesi punë, nuk merr përsipër projekte të reja,
[743]
nuk thotë më, "Unë. Unë dua ta bëj atë"
[745]
Ajo fillon të tërhiqet.
[747]
Problemi është se --
[749]
le të themi që ajo ngeli shtatëzënë atë ditë,
[752]
nëntë muaj shtatëzani, tre muaj leje lindjeje,
[755]
gjashtë muaj të rikuperohet --
[757]
në prespektive dy vite,
[759]
shpesh herë -- siç e kam vënë re --
[761]
gratë fillojnë të mendojnë rreth kësaj shumë më herët
[763]
kur fejohen, kur martohen,
[765]
kur fillojnë të mendojnë për të provuar për të patur një femije, dhe kjo mund të marrë shumë kohë.
[768]
Një grua erdhi të më fliste në lidhje me këtë
[770]
dhe e shikoj disi - m'u duk pak e re.
[772]
I thashë, "Ju dhe bashkëshorti juaj po mendoni të keni një fëmijë?"
[775]
Dhe ajo më thotë, "Oh jo, unë nuk jam e martuar."
[778]
Ajo nuk kishte madje as të dashur.
[780]
I thashë, " Ti po mendon për këtë
[782]
thjesht shumë herët."
[784]
Por çështja është çfarë ndodh
[787]
në momentin që fillon dalngadalë të tërhiqesh?
[790]
Të gjithë që e kanë përjetuarë këtë --
[792]
dhe jam këtu t'u tregoj, në momentin që keni një fëmijë në shtëpi,
[795]
puna juaj të jetë njëmend aq e mirë sa të ja vlej t'i ktheheni,
[797]
përndryshe është e vështirë ta lësh atë femijë në shtëpi --
[799]
puna juaj duhet te jetë vërtet stimuluese.
[801]
Duhet të jetë shpërblyese.
[803]
Duhet të ndiheni sikur po bëni një ndryshim.
[806]
Dhe nëse dy vite më parë nuk e morrët ngritjen në përgjegjësi
[809]
dhe dikush që punon pranë teje e morri atë ngritje në detyrë,
[811]
nëse tre vjetë më parë
[813]
ndaluat së kërkuari mundësi të reja,
[815]
keni për t'u mërzitur
[817]
sepse duhet ta kishit mbajtur këmbën tek pedalja e gazit.
[820]
Mos u largoni përpara se t'ju duhet të largoheni.
[822]
Qëndroni.
[824]
Mbajeni këmbën tek pedalja e gazit
[826]
deri në ditën që vërtet u duhet të largoheni
[828]
për të marr një pushim për fëmijë --
[830]
dhe ne atë moment merrni vendimet.
[832]
Mos merrni vendime shumë parakohe
[835]
mbi të gjitha ato për të cilat nuk jeni të ndërgjegjeshme që po i merrni.
[839]
Brezi im, fatkeqesisht,
[841]
nuk ka për ta ndryshuar prezencën e femrave në rolet ekzekutive.
[843]
Ato thjesht nuk po lëvizin.
[845]
Nuk kemi për të arritur aty ku 50 përqind e popullatës duhet --
[848]
nga brezi im, femrat nuk kanë për të arritur 50 përqind
[851]
në krye te asnjërës industri.
[853]
Por unë shpresoj që brezat e ardhshëm munden.
[857]
Unë mendoj se një botë ku
[859]
gjysma e shteteve dhe gjysma e kompanive
[861]
do të drejtoheshin nga gratë, do te ishte një botë më e mirë.
[864]
Dhe jo vetëm se njerëzit do ta dinin ku është tualeti i femrave,
[867]
edhe pse kjo do ishte shumë e dobishme.
[870]
Unë mendoj që do ishte një botë më e mirë.
[872]
Unë kam dy fëmijë.
[874]
Kam një djalë 5 vjeçar dhe një vajzë 3 vjeçare.
[877]
Dua që djali im të ketë mundësinë të zgjedhë
[879]
të jap kontribut të plotë në punë ose në shtepi.
[882]
Dhe po ashtu dua që vajza ime të ketë mundesinë të zgjedhë
[884]
që jo vetëm t'ja dal mbanë,
[886]
por të vlerësohet për arritjet e saj.
[888]
Faleminderit.
[890]
(Duartrokitje)